BallinaAktualitetYuri Kim u bën thirrje liderëve politikë: Pastroni listat nga kandidatët e...

Yuri Kim u bën thirrje liderëve politikë: Pastroni listat nga kandidatët e korruptuar, bëni transparente financimet

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim i ka bërë thirrje të gjithë liderëve politikë në Shqipëri të pastrojnë listat e tyre nga kandidatët e korruptuar për zgjedhjet e 25 prillit.

“Ne duam të sigurojmë që zgjedhjet e ardhshme, të jenë të lira, të ndershme dhe transparente. Partitë duhet të vendosin në lista njerëz që nuk cenojnë demokracinë dhe nuk promovojnë korrupsionin. Politikanët e korruptuar duhet të largohen nga lista”,- tha Kim.

Më tej ajo u ndal edhe tek financimi i partive në zgjedhjet e ardhshme, duke bërë thirrje partive të jenë sa më transparente në lidhje me financat e tyre.

“Këshilli Politik mori vetë vendime të rëndësishme vitin e kaluar, një akt shumë i rëndësishëm për në BE.

Liderët e partive duhet të ofrojnë transparencë në financimin e partive. Bëjmë thirrje që financimet të jenë transparente.

Si i bëjmë thirrje gjykatësve, ne i bëjmë thirrje edhe liderëve politikë të kontrollojnë kandidatët.

Populli shqiptar nuk do të votojë kriminale. Anëtarë të shoqërisë civile duhet të japin rekomandimet e tyre për të siguruar që Shqipëria do të mbajë zgjedhje që njihen me standard.

Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike të riafirmojnë angazhimet e tyre për transparencë duke përfshirë dhe financimin e tyre për zgjedhjet e ardhshme”,- tha Yuri Kim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular