BallinaKronikeZhdukja e biznesmenit në Pukë/Dy pistat ku po heton Italia

Zhdukja e biznesmenit në Pukë/Dy pistat ku po heton Italia

spot_img
spot_img

Mediat italiane kanë rikthyer sërish vëmendjen tek zhdukja e biznesmenit Davide Pecorelli, i cili ka humbur kontaktet me familjen që prej fillimit të janarit.

Pasi ekspertët italianë mbërritën në Gjegjan të Pukës, në vendin ku u dogj mjeti me qira i biznesmenit Davide Pecorelli, po hetohet dhe për pistën e vetëvrasjes. Hetuesit italianë kanë kontrolluar në vendin ku u gjet makina që ish-arbitri kishte marrë me qira, madje dhe vet mjetin e djegur.

Po ashtu nuk përjashtohet teza e grabitjes me pasojë vdekjen.

Biznesmeni Davide Pecorelli rezulton i humbur prej datës 7 janar në Shqipëri, teksa lidhja e tij me vendin tonë ishte për shkak të gruas shqiptare, por edhe sepse kishte hapur një biznes me produktet e lidhura me dyqanet e tij.

Dyshohet se Pecorelli mund të jetë grabitur e vrarë në Pukë, aty ku u gjet makina e tij me qira ‘Skoda’ e djegur, dhe madje dyshohet se brenda saj ka dhe mbetje njerëzore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular