Këngëtari i njohur amerikan, Robbie Williams, duket se ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në jetën e tij.
Sipas Mirror, ai thuhet se ka blerë një rezidencë në Zvicër, vlera e së cilës arrin deri në 24 milionë dollarë.
46-vjeçari edhe gjatë pandemisë coronavirus kishte treguar se jetonte së bashku me familjen e tij, në po të njëjtin vend.
Edhe pse qëndrimi nuk pretendohej të ishte i përhershëm, duket se Willians e ka ndryshuar mendjen.
Theksojmë se artisti edhe gjatë pandemisë kishte shpenzuar kohën në mal, gjë që i ndihmonte për shëndetin mendor.