BallinaKryesoreFarsa me projektin "100 fshatrat turistike", Kreu i FRPD, Belind Këlliçi denoncon...

Farsa me projektin “100 fshatrat turistike”, Kreu i FRPD, Belind Këlliçi denoncon realitetin e trishtë të turizmit në zonat e Tiranës

Farsa me projektin “100 fshatrat turistike”, Kreu i FRPD, Belind Këlliçi denoncon realitetin e trishtë të turizmit në zonat e Tiranës

DENONCIMI I KREUT TË FRPD, BELIND KËLLIÇI

Sot jemi në fshatin Shesh, komuna “Ndroq”. Siç e shihni, jemi m’u në hyrje të fshatit dhe kjo tabelë informative tregon të gjithë atraksionet turistike të këtij fshati që është pjesë e programit të 100 fshatrave të qeverisë Rama dhe të farsës së Edi Ramës dhe të Erjon Veliajt. Ju shihni në legjendë që në fshat ka agrobiznes, ka hipizëm, ka motoçiklizëm malor, çiklizëm malor, ka një bankomat, ka internet, ka telefon, ka tualete, ka restorant, ka hotel, bujtinë, parkim dhe gjithçka që duhet të ketë në fakt një fshat turistik.

Kurse çfarë përmban në të vërtetë ky fshat do t’jua tregojmë tani për pak. Mesa duket ky është standardi i hoteleve dhe bujtinave dhe resorteve që ka Edi Rama dhe Erjon Veliaj, por do të vazhdojmë dhe më tutje do shohim një hotel të radhës.

Ky është hoteli dhe kjo është bujtina e radhës ku sipas tabelës informative këtu mund të gjeni bankomat, mund të bëhet hipizëm, mund të gjeni gjithë shërbimet e nje fshati turistik. Vazhdojmë se ka akoma.

Kjo është hyrja e bujtinës dhe atraksioneve turistike të Edi Ramës, kjo është Shqipëria e Edi Ramës dhe kjo është farsa e kësaj qeverie, e ketij kryetari bashkie që vetëm gënjejnë dhe mashtrojnë qytetarët e vendit nga mëngjesi deri në darkë. Kemi mbëritur tashmë në qendër të fshatit, aty ku është dhe tabela e radhës informative që njofton të gjithë turistët imagjinarë dhe ata që kanë ardhur për turizëm imagjinar në fshatin Shesh, se këtu është qëndra ku do t’i gjejmë të gjithë shërbimet. Shihni dhe një herë ju lutem, jemi në qëndër të fshatit. Këtu do të gjeni hipizmin, bankomatin, telefonin, internetin, tualetin, restorantin, hotelin, parkimin, informacionin, do ngjiteni në mal, do të bëni çiklizëm malor, do të bëni qejf dhe do t’ia kaloni mirë siç do të shihni dhe keni parë gjatë këtyre kohëve suksese imagjinare të kësaj qeverie. Sepse gjithçka që i ofrohet qytetarit është farsë, gënjeshtër, fasadë dhe propagandë. Shiheni vetë, ju lutem shiheni këtej nuk ka asgje, është qëndra e fshatit. Është vetëm një makinë e vjetër e viteve ’80-’90, është rruga që nuk mund të kalojë asnjë makinë përveç foristradave, jo më të bëhet çiklizëm. Dhe në anën tjetër siç e shihni është vetëm një xhami që është ndërtuar me fondet private të banorëve, të qytetarëve të thjeshtë dhe asgjë tjetër. Ky është realiteti. Por ne do të vazhdojmë do ju tregojmë ende pjesë të tjera të fshatit.

Nuk arritëm të gjenim asgjë nga ajo çka pasqyrohej në 2 tabelat informative në hyrje dhe në qendër të fshatit. I vetmi atraksion turistik që gjetëm në fund të fshatit është kjo shtëpi plotësisht e rënuar, nuk kryen asnjë funksion dhe që një banore e zonës që nuk donte të identifikohej, na tha se ka vite që nuk është funksionale. Standardi dhe qasja që ka patur kjo qeveri me qytetarët shqiptarë, për qytetarët ka qenë bari dhe trajtimi si dele dhe si lopë, ndërkohë që për vete ka qenë luksi, kanë qenë darkat e Dubait, kanë qenë tenderat, konçesionet korruptive dhe janë vjedhur miliarda Euro, plot 7 milion Euro në këto 8 vite qytetarëve shqiptarë. Ky realitet do të ndryshojë shumë shpejt. E ardhmja e të rinjve është pikërisht Shqipëria dhe kjo farse e kjo propagandë do të marrë fund brenda 3 muajve të ardhshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular