BallinaShow BizzMarina Fara fejohet zyrtarisht me biznesmenin 40-vjeçar të një rrjeti hotelerie, detaje...

Marina Fara fejohet zyrtarisht me biznesmenin 40-vjeçar të një rrjeti hotelerie, detaje nga njohja me vëllain e boksierit

Vajza e vetme e këngëtares Eli Fara, Marina Fara, pak kohë më parë bëri publike lidhjen me partnerin e saj, biznesmenin e një rrjeti restorantesh dhe hotelesh nga Shkodra, Alis Hysa.

Tashmë, mësohet se çifti janë fejuar zyrtarisht dhe për ta festuar këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre kanë udhëtuar drejt Dubait, destinacioni që kanë zgjedhur për të festuar. Marina ndau momente me ndjekësit në rrjetet sociale, teksa shijon rrezet e diellit në plazhet e Dubai.

Ajo pozoi e veshur me bikini portokalli, duke ekspozuar format e saj bombastike trupore dhe dukej mjaft joshëse e tërheqëse. Ajo shoqërohet në pushime nga biznesmeni, me të cilin publikoi edhe një foto në “Instagram”, ku duken të lumtur në krah të njëri-tjetrit. Marina Fara bëri publike lidhjen me djalin simpatik, Alis Hysa, rreth 40 vjeç, disa muaj më parë teksa postoi një imazh me partnerin në makinë.

Vëmendjen më të madhe e mori komenti i nënës së saj, Eli Fara, e cila dërgoi emojin e dy fytyrave të buzëqeshura, duke treguar kështu se e kishte miratuar lidhjen e vajzës. Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Marina dhe Alis janë njohur nëpërmjet një mikeshe të përbashkët, ndërkohë që udhëtuan drejt Dubait, bashkë me vëllain e tij boksier, Nelson Hysa, i cili udhëtoi drejt Dubait për ditëlindjen e bashkëshortes së tij.

Miq të Marinës që janë prej kohësh në dijeni të historisë së saj të bukur të dashurisë kanë uruar çiftin, ndërkohë që nga komentet e tyre kuptohet se ata po planifikojnë dasmë së shpejti. E ndërkohë që Marina postonte foto duke pozuar me të dashurin e saj, vëmendjen më të madhe e mori pak muaj më parë komenti i nënës së saj, Eli Fara.

Përveç miratimit të saj, ajo ka marrë shumë komente të ndryshme nga miqtë e shumtë, të cilët kanë zbuluar sekretin e tyre, që ata po planifikojnë dasmë së shpejti dhe do të shkojnë në altar duke i dhënë fund beqarisë. Sipas mikeshave të ngushta të Marinës, thuhet se ceremoninë e dasmës ata do ta organizojnë sipas traditave, në Shkodër, qytetin e partnerit.

Kujtojmë që Marina u shfaq në ekran së fundi, gjatë një rrëfimi që Eli bëri për Ardit Gjebrenë, ku tregoi për herë të parë historinë e divorcit me babanë e Marinës dhe si vazhduan jetën të dyja pranë njëratjetrës. Edhe pse është një juriste që ka shumë ndjekës si modele “Instagram”-i, Marina Fara kohët e fundit ka qenë në qendër të mediave rozë, më së shumti për jetën private.

E dy vite pasi i dha fund një lidhjeje të komentuar gjatë në media, vajza e këngëtares Eli Fara iu rikthye në verën e kaluar, jetës me pushime e qejf. Në rrjetet sociale, ajo shfaqej super në formë, duke kaluar verën mes argëtimeve në det. Në fotot që poston shihet se e ka kthyer trupin në superformë, poza në të cilat merr shumë komente pozitive. Marina, edhe pse në profesion juriste, në rrjetet sociale arriti ta kalojë edhe famën e nënës së saj artiste. Duke qenë se bën një jetë plot udhëtime, në intervistat e fundit ajo është shprehur: “Më pëlqen shumë të udhëtoj, pasi është një ndër hobit e mia, gjë e cila mua më bën të ndihem mirë. Herë pas here e ndiej të nevojshme të udhëtoj”.

Për konceptin që ka për dashurinë e vërtetë, ajo thotë se: “Jeta do të ishte shumë e thjeshtë dhe ndoshta jo kaq e bukur nëse do të dinim nga fillimi si do të ishte përfundimi. Dashuria është një nga ndjenjat më të bukura dhe të pastra që ekziston”.

Po martesës a i beson, duke qenë se ka një histori divorci në familje? “Martesa, për mua, fillimisht është një premtim, që të dyja palët duhet të bëjnë maksimumin për ta bërë atë të funksionojë dhe të jenë të lumtur, aq më tepër kur, sipas zgjedhjes, njerëzit vendosin të sjellin jetë të reja, detyrimi për t’iu përkushtuar duhet të jetë akoma dhe më i madh. Por kjo do të ishte në një situatë perfekte, ndërkaq që në jetë jo çdo gjë është perfekte dhe dy njerëz s’mund të mendojnë njësoj”, është shprehur ajo në një intervistë për “Panorama Plus”.

Ndërkohë, në fotot që poston nga plazhi i Durrësit e deri në Jug, herë pas herë shihet në shoqërinë e nënës së saj artiste, së cilës ia shpreh dashurinë shpeshherë publikisht.

Tani presim foto të tjera nga i dashuri i saj me profil serioz, që s’ka lidhje me djemtë e “Instagram”-it plot muskuj e tattoo. Me sa duket, kësaj here Marina Fara ka qëlluar në shenjë dhe do t’i realizojë më në fund dëshirën nënës së saj, Eli, për t’u veshur nuse, e për të sjellë në jetë fëmijën e parë nga kjo martesë që pritet shumë shpejt me të ftuar VIP. Ajo ka menduar të bëjë një dasmë ku protagonistët kryesorë do të jenë këngëtarët, miqtë e nënës së saj dhe të vetë Marinës. /Panoramaplus.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular