BallinaKryesoreProgrami ekonomik i PD/Alfred Rushaj: Do të financojmë 100% interesat e kredive...

Programi ekonomik i PD/Alfred Rushaj: Do të financojmë 100% interesat e kredive për 20,000 familje të reja! 3 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë të lindur për 5 vite

Në programin ekonomik, një nga pikat kryesore të Partisë Demokratike është edhe familja.

Alfred Rushaj, drejtor i fushatës së PD shpjegoi me detaje efektet që do të ketë familja shqiptare nga ky program.

Sipas Rushajt, Partia Demokratike do të financojë 100% interesat e kredive për 20,000 familje të reja. Po ashtu ai tha se do të japim 3 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë të lindur për 5 vite radhazi.

Ja shpjegimi i Alfred Rushajt

Përshëndetje Fredi! Për herë të parë një parti politike ka në qendër familjen. Si do e realizoni këtë?

Alfred Rushaj: Nga kjo sallë Jona, lançuam programin Shqipëria Fiton. Pjesë e saj është edhe programi për familjen. Cili është investimi kryesor për ty si e re për të krijuar një familje?

Blerja e një banese.

Alfred Rushaj: Për këtë ne do të financojmë 100% interesat e kredive për 20,000 familje të reja. Do të japim 3 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë të lindur për 5 vite radhazi. Do të rrisim pagat e 36,000 arsimtarëve dhe 36,000 familje arsimtarësh do të përfitojnë nga kjo. Ne do të ulim çmimin e energjisë elektrike për 710 mijë familje. Ne do të ulim taksat dhe çdo i punësuar do të ketë më shumë para në xhepat e tij për familjen e vet.

Faleminderit Fredi!

Alfred Rushaj: Jona, më datë 25 prill Shqipëria Fiton!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular