BallinaKronikeDel fotoja e 42-vjeçarit që u ekzekutua sot në makinë, dyshohet për...

Del fotoja e 42-vjeçarit që u ekzekutua sot në makinë, dyshohet për hakmarrje

Del fotoja e Shkelzen Kastratit, 42-vjeçari, babai i kater fëmijëve, që u ekzekutua në një atentat paraditen e kësaj të hëne në qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:30 minuta  në zonën e quajtur si Ura e Sheqit.

Kastrati po lëvizje me makinën e tij tip Benz, kur një person që ndodhej në një mjet tjetër i doli përpara dhe e qëlloi me breshëri plumbash. Njëri prej tyre e kapi në ballë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Për shkak se makina ishte në lëvizje, ajo ka goditur një automjet tjetër në rrugë dhe më pas ndaloi.

Ndërsa autorët e krimit që lëviznin me një makinë Range Rover u larguan me shpejtësi. Pranë vendit të quajtur “Mbikalimit të Baltzës” në periferi, ata braktisën mjetin dhe i vunë flakën

Policia gjeti brenda tij edhe një armë zjari tip Scorpion që besohet se u përdor në atentat

Ndërkohë, postblloqe policie u ngritën përgjatë akseve kryesore, ndërsa u sekuestruan kamerat e sigurisë rreth zonës, me qëllim identifikimin e autorëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular