BallinaKronikeArtan Hoxha për vrasjen e Shkëlzen Kastratit: Pse Fieri është “universiteti” i...

Artan Hoxha për vrasjen e Shkëlzen Kastratit: Pse Fieri është “universiteti” i krimit të organizuar…

Vrasja mafioze e Shkëlzen Kastratit mëngjesin e 1 shkurtit tronditi Shqipërinë. Ndryshe nga rastet e tjera, atentati i mirëmenduar nga autorët, u bë me një makinë luksoze.

Për ekzekutimin ka reaguar edhe gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili thotë se Fieri qëndron një hap përpara të tjerëve në krim.

Gazetari ironizon duke shkruan se “thoni që s’kemi bërë hapa para, tani kemi dhe killer me Range Rover…”

Gazetari këmbëngul se kosto e atentatit është shumë e rëndësishme, për të kuptuar me kë kemi të bëjmë.

“Sa me i kushtueshem atentati, aq me pak shanse ka drejtesia te zbuloje autoret…”, thotë ai.

Mesazhi i plotë

Fieri e dëshmoi dhe njëherë, se qëndron gjithnjë, nje hap para të tjerëve, si “universiteti” i krimit të organizuar…

Pas çdo atentati, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Elbasan etj, vrasësit largohen nga vendngjarja dhe më pas djegin Benz-in, Audi-in, Ëolksvagen-in, Ford-in, Skoda-n, Fiat-in, etj, bashke me armet e krimit…

Dje në Fier, vrasesit, pasi goditen objektivin, u larguan qetësisht(si në ato telenovelat turke ku policia nuk egziston fare), duke lënë pas të djegur, armën e krimit, një automatik Scorpion me silenciator, brenda një fuoristrade Range Rover!!!

Vrasësit ne Fier, duken më sqimatar.

I kushtojnë rëndësi dhe prezencës në skenën e krimit!!!

Imagjinoni si do përflitej një vrasës, nëse do e bënte krimin, me Fiat Panda!!!

Ja pse këmbëngul gjithnjë, se kosto e atentatit është shumë e rëndësishme, për të kuptuar me kë kemi të bëjmë….

Sa më i kushtueshëm atentati, aq më pak shanse ka drejtësia të zbulojë autorët…

Tashmë në liste pritje, kemi lënë vetëm, Ferrari-n dhe Bentley-n…/Gazeta SHQIP

"Killer me Range Rover"/ Artan Hoxha për vrasjen e Shkëlzen"Killer me Range Rover"/ Artan Hoxha për vrasjen e Shkëlzen

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular