BallinaAktualitetU gjobit për thyerje të rregullave të Covid, reagon Ermal Mamaqi: Nuk...

U gjobit për thyerje të rregullave të Covid, reagon Ermal Mamaqi: Nuk kishte më shumë njerëz se në autobus…

Pasi e kritikoi publikisht edhe kryeministri i vendit Edi Rama, moderatori Ermal Mamaqi ka reaguar për foton e trajnimit të organizuar prej tij që bëri xhiron e rrjetit pasi organizoi një trajnim duke shkelur rregullat e pandemisë dhe madje për këtë u gjobit.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Mamaqi zgjedh të justifikohet duke shkruar se prania e aq shumë njerëzve në atë trajnim nuk ishte planifikuar, por e kishin të vështirë që të mos i pranonin.

Teksa shprehet se mban plotësisht përgjegjësi për atë që ndodhi dhe njofton se trajnimet e tjera do të jenë vetëm online, Mamaqi ‘thumbon’ duke shkruar se në atë trajnim nuk kishte më shumë njerëz sesa ka në autobusë, në Korçë në fundjavë, apo në qendrat tregtare.

Postimi i plotë:

Miq të dashur, ju kërkoj ndjesë për shqetësimin që ju është krijuar nga fotoja e aktivitetit.

Më lejoni tju sqaroj që Trajnimi Mendo Ndrysho pritej të bëhej nga një grup i vogël njerëzish, kryesisht stafi ynë, duke respektuar masat e Covidit.

Por ndodhi që në trajnim erdhën më shumë nga çfarë ishte planifikuar dhe e kishim të vështirë të mos ti pranonim brënda…

Sidoqoftë edhe pse u munduam të kishim një distancë si ajo që është në kinematë që vazhdojnë aktivitetin, marr përgjegjësi të plotë për rastin që nuk duhet të ndodhte.

E di që situata që po kalon i gjithë planeti është shumë sfiduese.

Por pikërisht kjo situatë më ka shtyrë të bëj këtë që po bëj tani. Të ndaj me ju mësime që i kam mësuar nga më të mirët dhe i kam aplikuar në jetën time.

Ajo që ndodh në këto trajnime është e mrekullueshme, njerzit janë më të motivuar për jetën, punën dhe të ardhmen. A nuk është kjo ajo që duam?

Më falni Miq që nuk jam modest, por nuk mund ta mbaj vetëm për vete diçka që e di me siguri se tranformon jetën tuaj dhe e bën atë më të bukur dhe me vlerë.

Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe ju sqaroj përsëri që dëndësia e njerëzve në sallë nuk ishte më e madhe se ajo që është në autobus, Korçë ose kur kanë oferta qëndrat tregtare.

Ju uroj të gjithëve që të jeni mirë bashkë me familjet tuaja!

Deri në rikthimin e normalitetit trajnimet do të jenë të gjitha online.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular