BallinaKronike89-vjeçarja u abuzua nga nipi, shokon mbesa: I biri tentoi ta fshihte,...

89-vjeçarja u abuzua nga nipi, shokon mbesa: I biri tentoi ta fshihte, abuzuesi ka tentuar edhe…

Dy ditë pas arrestimit të Saimir Meçanit 36 vjeç, i cili akuzohet se dhunoi fizikisht dhe përdhunoi gjyshen 89-vjeçare, në fshatin Grabian të Divjakës, një tjetër dëshmi nga familjarët e të moshuarës ka tronditur.

Mbesa, Flora Kazanxhiu, që jeton në Itali, tha në emisionin ’Pa Gjurmë’ se ngjarja është mbajtur e fshehtë nga motra Resmija dhe i biri Ismeti, pasi në dijeninë e saj gjyshja 89-vjeçare është dhunuar dhe përdhunuar më datë 11 janar, ndërsa denoncimi u bë shumë ditë më pas, pas insistimit të mbesës.

“Ngjarja ka ndodhur më 11 janar. Unë njoftova cunin e Ismetit. Goca e Resmijes më mori në telefon, hajde vetëm shikoje si është bërë. Ngjarja është mbajtur e qetë. Më 11 janar më telefonoi vajza e Resmijes, dmth mbesa e 89-vjecares. Motra e vet i ka shkuar atje dhe i ka përshtyrë në fytyrë, duke i ulëritur vëllait të vet Ismetit. Mbesa e saj më njoftoi se ishte dhunuar nga nipi dhe djali. C’ne u shëru kaq shpejt halla ime. Sapo doli nga spitali, ajo vazhdon ende të mbledhë kanaçe rrugëve. Ndërsa hematomat në fytyrë nuk tregonin shenja  dhune të ditëve të fundit. Prandaj kjo ngjarje ka ndodhur shumë ditë më parë, pasi halla ime ishte drejt shërimit”, tha ajo.

Flora Kazanxhiu, mbesa e 89-vjecares shokon edhe me shumë me këtë dëshmi kur tregon për bisedën që bëri paraditen e kësaj të mërkure me gruan e Ismetit Roza Mecanin. Nëna e 36-vjeçarit të arrestuar I ka pohuar se djali i saj ka tentuar të abuzojë seksualisht edhe me motrën e tij.

“Roza Mecani më tha se djali i saj ka tentuar të abuzojë seksualisht edhe me motrën e tij. Madje se ajo e ka denoncuar, por me pas e ka tërhequr”, shtoi ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular