BallinaAktualitetA duhet ta marrim vaksinën ruse? Shpërthen Ngjela: Kush na jep garanci...

A duhet ta marrim vaksinën ruse? Shpërthen Ngjela: Kush na jep garanci për të, Noc Rroku?

Perëndimi sot është në dilemë nëse duhet të marrë apo jo vaksinat ruse dhe kineze. Ndërkohë që shumë shtete, mes tyre edhe Gjermania, e kanë lënë të hapur mundësinë, ditët e fundit të njëjtën praktikë ndoqi edhe Shqipëria, edhe pse Rama pak javë më parë e quajti “meme” ftesën e ambasadës ruse.

Avokati Spartak Ngjela deklaroi në OPEN se vendimi është i drejtë, pasi vendi ynë nuk ka institucione për të gjykuar nëse vaksinat ruse dhe kineze janë të sigurta. Ngjela u shpreh se Evropa nuk i ka pranuar ende këto vaksina në formë shkencore.

“Kush do të na e kontrollojë vaksinën ruse ne, Noc Rroku. Përgjegjësia është e kryeministrit për të marrë ose jo vaksinën. Rama tha se kur ta marrë Evropa, do e marrim edhe ne. Nuk është këngëtar rruge ai. Ai ka përgjegjësi historike ose penale. Si mund t’i thëm unë atij ta marrë, kur nuk e ka marrë Evropa. Ku do e gjëjmë garancinë ne.

Unë nuk dua t’i shoh me sy rusët. Kryeministri nuk është i qartë, nuk e ka pranuar Evropa ende vaksinën ruse në formë shkencore”, tha Ngjela.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular