BallinaOP EDSipërmarrja prodhuese eksportuese mbështet fuqishëm programin ekonomik të Lulzim Bashës!

Sipërmarrja prodhuese eksportuese mbështet fuqishëm programin ekonomik të Lulzim Bashës!

Nga Flamur Hoxha

Një bashkëbisedim krejtësisht qytetar e dinjitoz me Kryeministrin e ardhshëm dhe shoqatën e prodhuesve te veshjeve dhe këpucëve e cila punëson mbi 55000 punonjës kryesisht gra, me mbi 700 ndërmarrje ku më e vogla punëson nga njëqind punonjës e më shumë, eksporton miliona euro veshje e këpucë Made in Albania nëpër botë dhe performon me krenari në mbi tre dekada në vendin tonë!
Për ata që për gati 8 vite premtuan dhe nuk u përpoqën kurrë të bëjnë cfarë duhej po ju kujtoj shkurt si më poshtë!
Qeverisja e vitit 2013 në mandatin e parë premtoj mrekullinë e taksës progresive me ulje taksash, paketa lehtësuese dhe bletë te artë por menjëhere braktisi dhe rëndoj bizneset duke rritur barren fiskale, me rritjen 50% te tatim fitimit, rritjen me 50% tatim dividenti, rritjen me 53% te energjisë elektrike ku sot problemet e mungesës janë shtuar, rritjen e cmimit të ujit, 3 fishoj të gjithë taksat dhe tarifat lokale, të pasurisë, te pastrimit, rriti kostot e prodhimit, largoj në emigrim shqiptarët duke i dhenë kosto shtesë biznesit, asnjë investim të huaj dhe e nxori Shqipërinë nga vendet konkuruese në rajon!
Më pas në 2017 përsëri në pushtet me të njëjtin mënyre propagandë ku programi ekonomik ishte tepsia e timoni, braktisi sipermarrjen e ndershme, vijoi të krijojë biznese të tyre nga hiçi duke dhënë qindra milione euro tona koncesioneve e PPP korruptive dhe në tre vitet e fundit i dha goditjen e fundit eksporteve shqiptare që humbi qindra milion euro nga këmbimi e euros si pasojë e pastrimit dhe futjes së parave të pista në ekonomi.
Kuptohet që në logjikën e tyre nuk mund te ndodhte ndryshe edhe në vitin e pandemisë Covid19 duke mashtruar hapur për paketa të treta e të katërta ndihmëse e më tutje me detin kos ku garuzhdja rilindjes vazhdon akoma të abuzojë me qindra milione euro për zyra luksi e projekte oligarkësh ndërsa fqinjët tanë dhanë e japin në mbështetje të sipërmarrjes 3 here më shumë pa zhurmë e propagandë!
Taksa e sheshtë mendoj ta quajmë taksa vullnetare e çdo shqiptari në programin ekonomik të PD është vetëm fillimi dhe më poshtë kemi disa nga angazhimet e tij:
✅ Ulja e taksës mbi të ardhurat personale në 9%, duke ruajtur fashën mbrojtëse ekzistuese prej 30 mijë lekësh (10% -13%-23% që është sot në nivele të ndryshme page) do të thotë më pak e thjeshtë 9% për këdo për sa meriton nga puna dhe profesioni për nivelin e pagës!
✅ Tatimi fitimi 9% (nga15% që është) zgjeron bazën dhe sjell formalizim e ndërmarrjeve, paguan më shumë kush fiton më shumë, shton të ardhurat e mundësinë e investimeve dhe zgjon interesin në rajon të investitorëve te huaj për Shqipërinë!
✅ Sigurimet shoqërore behen 18% (24.5 % që është) duke krijuar mundesinë e rritjes së pagave deri në 41000 lek me kosto sigurimesh shëndetësore të njejte me ate të pagës 30000 lek që kemi sot , deklarohen pagat reale për pjesën informale te ekonomisë dhe biznesi vlerëson realisht me rritje page punonjësit në bazë të aftësive!
✅ Ulja e cmimit të karburantit me 240 lek te vjetra dhe ulja e cmimit të energjisë për ndërmarrjet prodhuese do sjellë ulje të kostove të prodhimit!
✅ Rimbursimi i TVSH apo kompesimi me detyrimet ndaj shtetit është mundësi likuiditeti për eksportuesit dhe mbyll njëherë e mire këtë problem te trashëguar prej vitesh!
✅ Fonde financimi për të minimizuar humbjet nga këmbimi i valutës për prodhuesit eksportues!
Angazhimet e Lulzim Bashës dhe ekspertëve politikë të Partisë Demokratike janë takimet dhe dëgjesat për vite me rradhe me biznesin, shqetësimet e tyre dhe sot ne kemi alternativën e vetme të rimëkëmbjes për të sjellë besimin, zgjuar iniciativën e lirë dhe rikthyer Shqipërinë konkuruese në rajon!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular