BallinaAktualitetTakimi me farmacistë e pacientë, Basha: Më 25 prill, shqiptarët do të...

Takimi me farmacistë e pacientë, Basha: Më 25 prill, shqiptarët do të votojnë për t’i dhënë fund kontrollit mafioz të tregut të ilaçeve

Takimi me farmacistë e pacientë, Basha: Më 25 prill, shqiptarët do të votojnë për t’i dhënë fund kontrollit mafioz të tregut të ilaçeve

Pata kënaqësinë të bisedoja nga afër për programin tonë për shëndetësinë, me një grup profesionistësh nga Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë dhe me disa pacientë. Të gjithë flasin të shqetësuar për çmimet e papërballueshme për cilësinë e barnave dhe për mungesën e subvencionimit për shumicën prej tyre.

U shpjegova qytetarëve se si ndryshimet ligjore e strukturore që kemi planifikuar, do të vënë pacientin në qendër të sistemit të ri shëndetësor sipas parimit “Paraja Ndjek Pacientin”. Do të ndalojmë rreptësisht hyrjen e medikamenteve të pasigurta dhe do të garantojmë që me kartën e pacientit, gjithkush të zgjedhë ku do të vizitohet, ku do të trajtohet dhe ku do të marrë ilaçet. Për çdo sëmundje, do të ketë një protokoll me ilaçet e dedikuara të rimbursueshme. Nuk do të ketë të përjashtuar nga sistemi ynë i kujdesit shëndetësor.

Profesionistët e Urdhrit te Farmacistit më njohën me punën e vështirë që po bëjnë këto kohë të vështira. Statusi i tyre duhet mbrojtur dhe angazhimi ynë është i qartë në këtë drejtim. Ne do ta shpëtojmë tregun nga mafia e ilaçeve dhe do të kthejmë konkurrencën dhe profesionalizmin në qendër të këtij sektori.

Më 25 prill, shqiptarët do të votojnë për t’i dhënë fund kontrollit mafioz të tregut të ilaçeve dhe për të kthyer sigurinë e medikamenteve. Me programin tonë për shëndetësinë, Shqipëria do të fitojë shëndetësinë dhe medikamente të standardeve europiane. Pacientët shqiptarë do të vihen në qendër të sistemit të kujdesit shëndetësor dhe fitojnë ilaçe të rimbursuara për çdo diagnozë. Më 25 prill, Shqipëria fiton dhe Rama humb.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular