BallinaKryesorePROFIL/Për Durrësin historia e PD, "buldozerin antikrim", gazetar, politikan qëndrestar

PROFIL/Për Durrësin historia e PD, “buldozerin antikrim”, gazetar, politikan qëndrestar

Nga Mina HYSA

Zgjedhjet Parlamentare të 25 prillit janë një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, për historinë politike të saj dhe për parlamentarizmin. Është dita, ose data kur çdo shqiptar do të vendos nëse në këtë vend do të ketë rotacion dhe të fitojë Shqipëria, apo do të fitojë Edi Rama.
PD, forca antikomuniste dhe progresiste me të cilën Shqipëria ka bërë veç hapa para drejt familjes së madhe europiane dhe zhvillimit ekonomik, po vjen sërish para shqiptarëve si alternativë e besueshme qeverisëse. Pas 8 viteve në opozitë, ku PD ishte absolutisht alternativë, por dhe denoncuese e aferave të Rilindjes me fakte konkrete, sot Lulzim Basha vjen para shqiptarëve me një program ekonomik, që jo vetëm nxjerr vendin nga varfëria ku e ka katandisur Rilindja me Ramën kryeministër, por dhe jep shpresë që Shqipëria do të jetë konkurruese. Të qenit alternativë dhe madje e besueshme, kjo po shihet qartë çdo ditë ku nga selia blu po prezantohet programi ekonomik nga ekspertët më të mirë sipas fushave përkatëse bashkë me kryeministrin e post 25 prillit, por Lulzim Basha është gati dhe me ekipin që do t’i sjell fitoren plebishitare e ngjashme me të vitit 1992. Drejtuesit politikë tashmë janë bërë publikë, ata të cilët kanë përgjegjësinë organizative dhe politike për të mundësuar fitoren e PD.
Durrësi, siç e meriton ka për drejtues politik një emër Big. Është një personalitet i padiskutueshëm i PD, por dhe politikës shqiptare në tërësi për aktivitetin politik dhe parlamentar që mbart mbi shpatulla.
Lulzim Basha, i ka çuar Durrësit jo vetëm nr.2 të PD, por dhe historinë e kësaj partie.
Quhet Edi Paloka, ka një histori të ngjeshur politike dhe gjithçka ka marrë e ka merituar pasi ka qenë aktiv dhe ka një kontribut të çmuar për PD. Lulzim Basha me caktimin e Palokës si drejtues politik, ka respektuar maksimalisht Durrësin, qytetarët e këtij qarku duke iu çuar atyre në krye të listës historinë e forcës politike që drejton, një politikan të palëkundur në opozitarizmin e tij, qëndrestar në raport me anëtarësinë, një publicist të suksesshëm, por dhe një politikan buldozer që nuk bën kompromise kur bëhet fjalë për përballje, e kësaj here ai duket i vendosur ta nxjerr Durrësin nga kthetrat e krimit.
Personalisht Edi Palokën e kam njohur si koleg, madje mund të rrëfej një episod që jam krejt i sigurt që ai as e mban mend. Kam nisur punë si gazetar (gazeta “55”), në dhjetor të vitit 1997, ishte vit i vështirë për opozitën dhe shtypin opozitar. As një muaj punë nuk kisha dhe shkoj në një mbledhje të zëdhënësit të kryeministrit Nano. Arroganca e pushtetit ardhur nga gryka e armëve ishtë në kulm. Kur unë bëra një pyetje, zëdhënësi tentoi të ironizonte jo pyetjen, por median, që në fakt po denonconte sistematikisht krimet e ndodhur në Vlorë në 1997. Për të qenë i qartë e përsëris pyetjen dhe ironia vazhdoi, teksa Paloka ishte në sallë (as nuk më njihte), më një ton siç di ai, ngrihet duke i kërkuar zëdhënësit t’i përgjigjet pyetjes ose të heshtë! Ky episod, është tregues i shpirtit opozitar të Palokës, të dëshirës së tij për të reaguar ndaj padrejtësisë atëherë si gazetar e sot si politikan. E ka bërë të njëjtën gjë sa herë i është dashur, ose është përballur me raste të tilla.
Edi Paloka është një emër i njohur i politikës së ditës, i lidhur më PD prej vitit 1990. I lindur më 23 dhjetor 1965 Tiranë, diplomuar për Inxhinieri Gjeofizike në Universitetin e Tiranës, Edi Paloka do të ishte pjesë e protestave studentore që më 9 dhjetor 1990, pjesmarrës në grevën e urisë të shkurtit ‘91, e rrjedhimisht edhe themelues i Partisë Demokratike. Ky i ri do ta kishte të gjatë rrugëtimin me partinë të cilës iu bashkua dhe besoi tek ajo. Rruga e përshkruar nga Edi Paloka është e sigurt, pasi ka ecur mbi baza të shëndosha politike. Drejtuesi politik i PD për Durrësin, sot numri dy i PD ka një raport solid me demokratët, por besoj që i njeh emer nje shumice te tyre. Edi Paloka do të angazhohej tek gazeta e partisë, Rilindja Demokratike (RD) që ditët e para e për 10 vjet do të spikaste me penën e tij si gazetar i politikës, do të prodhonte opozitarizëm me lajmet dhe analizat e tij në një kohë kur kjo gazetë ishte shpresë për qytetarët që të lexonin të vërtetën, do të mbante tek RD dhe pozicionin e shefit të faqes politike deri në pozicionin zv-kryeredaktorit. Shkallët e karrierës politike do të ngjiteshin një nga një, me hapa të sigurt. Duke spikatur me profesionalizmin dhe guximin e tij, do të emërohej në vitin 1999 zëdhënës i PD (Berishës).  Në këtë detyrë, Paloka do të kishte marrëdhënie shumë të mira me kolegët të cilët mbulonin aktivitetet e selisë blu. Ai do të dinte që me mjeshtërinë dhe komunikimin ekselent që kishte, ndonëse në kohë të vështira të mund të mbante një marrëdhënie të shkëlqyer të cilën edhe sot të gjithë e kujtojnë për mirë. Kur themi që Lulzim Basha i ka çuar Durrësit historinë e PD, kemi parasysh hapat e shumtë, por një nga një që Paloka ka hedhur në forcën politike që iu bashkua nga dita e parë e themelimit.
Edi Paloka do të gëzonte pa kufi besimin e anëtarësisë, strukturave të degëve, të lidershipit për të qenë anëtar i Këshill Kombëtar të PD që nga viti 1994 si dhe anëtar i kryesisë së PD që nga viti 1999, duke i mbajtur ato funksione me dinjitet. Beteja politike e Edi Palokës ka qenë gjithnjë malore, ndonëse nuk pati vlerësimin e duhur për të qenë një nga përfaqësuesit e PD në ekzekutiv! Shqiptarët, veçanërisht demokratët janë dëshmitarët okularë të betejave të tij, e në kohë të vështira kur arroganca e pushtetit nuk njihte kufij.  Për opozitarizmin pa kompromis dhe luftën ndaj të keqes, Paloka është arrestuar dhe burgosur si drejtues i protestave të PD në dhjetor të viiti 2000. Do të zgjidhej deputet në vitin 2001 me betejën e parë politike në maxhoritar ballë-përballë me ish-ministrin e mbrojtjes së asaj kohe Luan Hajdaraga, por ka kandiduar edhe tre herë në sistem maxhoritar duke rezultuar fitues. Të qenit drejtues politik, Edi Paloka nuk e ka për herë të parë sepse në vitin 2009 ka drejtuar fushatën politike të PD në qarkun e Lezhës. Mandatin e fundit si deputet do ta merrte në vitin 2017, ku do të zgjidhej dhe nënkryetar i Parlamentit. Pas vitit 2013, kur Partia Demokratike humbi zgjedhjet dhe doli në opozitë, Lulzim Bashës do t’i duheshin politikanët me eksperiencë politike, por me kartë morale, ndaj do të kishte aty një aset politik të çmuar si Edi Palokën dhe do ta emëronte nënkryetar të PD.
Rrugëtimit politik të Edi Palokës i mungon të paturit një funksion administrativ si ministër ku në fakt për eksperiencën politike që ka, për kontributin e dhënë, për aftësitë që ka shfaqur do ta meritonte. Mospatja e këtij posti nuk e ka dekurajuar kurrë Edi Palokën, ai do të ishte i njëjti çdo ditë të aktivitetit të tij politik. Kjo vjen nga edukimi dhe kultura që ka, ku mosmbajtja e mërisë brenda familjes është kriteri kryesor që të çon tek suksesi kur je në një betejë.
Edi Paloka është një politikan energjik, luftëtar brenda sallës së parlamentit kur mazhorancat e majta tentonin të përdhosnin opozitën, forcën e saj. Për çfarë ka shfaqur në jetën parlamentare duke qenë një zë i fuqishëm në tempullin e demokracisë në Kuvend, qytetarët e qarkut Durrës janë të qartë që me Palokën do të ndihen shumë mirë të përfaqësuar.
Durrësi ka fat, që për drejtues politik ka një politikan qëndrestar, një ish-gazetar që ka lënë gjurmë të mira dhe ka spikatur profesionalisht, një person që do të bëj çmos që pas fitores  së zgjedhjeve të 25 prillit, të ç’rrënjos krimin nga Durrësi, dhe qytetarëve të këtij qarku të mund të iu kthehet jetesa normale larg krismave të armëve, që shpesh herë dëgjojnë jo larg shtëpive të tyre. Edi Paloka do të jetë një garanci për ta jo vetëm në kthimin e rendit dhe qetësisë publike në këtë qark, por dhe për zhvillimin e qendrueshëm të zonës. Kush më mirë se Edi Paloka mund të trokiste në dyert e kryeministrit Basha për të kërkuar në emër të qytetarëve. Ndaj, më plotësimin e listës së kandidatëve për deputët që do të pasojnë Palokën, të gjithë duhet të trokasin derë më derë për të kërkuar mbështetjen masive të qytetarëve, për ty kërkuar atyre votën, me qëllim që më 25 prill PD të marrë në Durrës fitoren plebishitare ku shumë herë e ka siguruar. Lulzim Basha ju ka borxh qytetarëve tre gjëra; programin ekonomik të duhurin që po e prezanton, me drejtuesin politik të caktuar tashmë dhe listën e kandidatëve, ndërsa iu mbetet qytetarëve që ti besojnë PD dhe shporrin Rilindjen dhe Edi Ramën nga pushteti.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular