BallinaOP EDPushteti ndjek Opozitën, a do ia dalë?

Pushteti ndjek Opozitën, a do ia dalë?

Nga Erges Eskiu
Të qenurit logoped më ka ndihmuar të merrem edhe me edukimin e fëmijëve përveçse me edukimin e të folurit. Kjo gjë më ndihmon të kuptoj më shpejt sjelljet e njerëzve dhe lëvizjet e tyre, gjuhën e trupit apo edhe lëvizjet politike, që politikanët bëjnë.
Është e kuptueshme se kur një fëmijë spiunon tjetrin, apo tenton të përqesh arë në lidhje me veprimet, që tjetri bën apo fjalët që thotë, Ai e bën vetëm se vetë nuk ka asnjë gjë për të treguar apo se të tjerët nuk kanë më dëshirë të merren me të. Nuk ka asnjë mënyrë për të bërë për vete të tjerët, pasi aq është kapaciteti i tij intelektual dhe aftësitë e tij krijuese, ndaj sulmi personal, që i bën tjetrit pa asnjë bazë e asnjë argument, e bën vetëm për të fshehur paaftësinë, dështimet apo fajet e veta.
E kundërta mund të jetë plotësisht e vërtetë, se personi që sulmohet, po punon mirë ose po merr vemëndjen e duhur prej publikut pasi ka diçka për të thënë, për të bërë, për t’u dëgjuar?!
Pra, e gjithë tentativa ku kërkon ta drejtojë fushatën pushteti, në mungesë të bilancit 8-vjeçar qeverisës dhe të një plani pse e do një mandat të tretë, është spiunojë çdo gjë për tjetrin, të merret me sulme të vogla personale pa asnjë interes për publikun e në këtë mënyrë, të pengojë mbërritjen e mesazhit te publiku, të alternativës opozitare.
E gjitha bëhet për vëmendjen e publikut.
Asnjë interes tjetër nuk ka pushteti përveçse te provokojë kakofoni duke e tërhequr kundërshtarin drejtë lojës së vetë, për të bërë zhurmë e për të mos thënë e për të mos u dëgjuar asnjë gjë pasi është e vetmja mënyrë për të qënë prezent ne fushatë.
A do ia dalë pushteti?
Ndoshta, por mesa shoh e analizojë kjo s’ka gjasë të ndodhë e s’ka për të ndodhur pasi përballë ka njerëz serioz, profesionist, intelektual dhe me një plan serioz i cili u mundëson këtyre të fundit të jenë mjaftueshëm të ngarkuar me punë duke u treguar platformën e tyre popullit të thjeshtë, qytet më qytet, lagje më lagje, rrugicë më rrugicë, derë më derë.
Këtë ka bërë e po bën Lulzim Basha, Gazment Bardhi, Mark Marku, Tomor Alizoti, Helidon Bushati, Bujar Leskaj, Enkelejd Alibeaj dhe Xhelal Mziu.
Askush nuk merret me pushtetin, pasi kanë një plan për të ardhmen e vendit.
Pushteti i sotëm i përket të shkuarës dhe këtë shefi opozitës dhe ekipi i tij e kanë kuptuar më së miri ndaj nuk merren më pushtetin.
Për ta dhe shqiptarët me rëndësi është ekonomia, shëndetësia, arsimi, siguria në vend dhe integrimi europian, ndërsa pushteti ndjek opozitën.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular