BallinaUncategorizedCaktimi i Alfred Rrushajt drejtues politik në degët nr.4 dhe nr.8 Tiranë,...

Caktimi i Alfred Rrushajt drejtues politik në degët nr.4 dhe nr.8 Tiranë, reagojnë krerë të degëve të PD 

Caktimi i Alfred Rrushajt si drejtues politik i fushatës së PD në degët nr.4 dhe nr.8 ka bërë që të reagojnë menjëherë krerët e këtyre degëve të cilët kanë mirëpitur kandidatin e caktuar nga Lulzim Basha. Kreu i degës së PD nr.8, Pëllumb Seferi në statusin e tij në FB shkruan:  –
Partia Demokratike dega 8 mirepret dhe shpreh vleresim per figuren e Alfred Rushaj, anetar i Kryesise së PD i emeruar si perfaqesues politik per degen tone. Ne besojme se me zotin Rushaj do te krijohet nje sinergji e fuqishme e cila do te beje bashke shpresat per nje ndryshim te madh ne 25 prill dhe besimin se njesia jone dhe gjithë Tirana do te perfaqesohet me dinjitet, se poshterimi qe i eshte bere Tiranes dhe Shqiperise nga PS do te zevendesohet nga respekti dhe perkushtimi ndaj qytetareve dhe shqetesimeve te tyre“.

Edhe kryetari i degës nr.4 të PD në Tiranë Ervin Goxhaj shkruan: –Njesia 4, ka nderin te kete drejtues te saj z. Alfred Rushaj, intelektualin, punetorin, juristin dhe profesionistin qe ka qene gjithmone pjese dhe kontribues i ndryshimeve te medha te bera gjate qeverisjeve te PD.

E gjithe struktura dhe gjithe anetaret e PD te njesise 4 i urojne mireseardhjen dhe do i jene krah dhe mbeshtetje z.Rushaj, e te gjithe bashke do sjellim fitoren plebishitare kudo, ne gjithe Shqiperine“.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular