BallinaKronikeVIDEO/Pamje të tmerrshme: Momenti kur burri i vret fqinjët, pastaj edhe veten

VIDEO/Pamje të tmerrshme: Momenti kur burri i vret fqinjët, pastaj edhe veten

Një fqinj qëlloi një çift me një pistoletë para se të merrte një pushkë nga shtëpia e tij për t’i vrarë ata, pas një debati të dukshëm me çiftin që fusnin borën në oborrin e tij.

Sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për pamjet që tregojnë çiftin në Pensilvani që bërtasin me fyerje në drejtim të fqinjit, para se burri të kap një armë dhe të qëllojë fatalisht burrin dhe gruan në mes të rrugës.

Burri i armatosur, Jeffrey Spaide, 47 vjeç, më pas i mori jetën vetes, ndërsa policët u futën brenda.

Incidenti i dhunshëm ndodhi në kulmin e stuhisë të hënën në Plains Township në periferi të Scranton, duke i marrë jetën e James Goy, 50 vjeç dhe gruas së tij, 48-vjeçares Lisa Goy.

Siç supozohet, deri te përplasja ndërmjet tyre është shkaktuar pasi viktimat hodhën borë në oborrin e fqinjit të tyre ndërsa pastronin makinat e tyre.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular