BallinaKronike6 persona të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

6 persona të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

6 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës gjatë orëve të fundit. Sipas bluve të kryeqytetit, të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, ndërsa njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim.

Sakaq, materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimin në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kadri Kërciku”,  ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit E. I.

O. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, sepse në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij të cilës i’u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 43 vjeç, pasi në rrugën “Bardhyl”, në ambientet e brendshme të një lokali në administrim prej tij u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kompjuter dhe 1 aparat celular.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. H, 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

-A. H., 22 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

-A. H., 36 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular