BallinaKryesoreFatos Nano President i ardhshëm? Meta e cilëson ‘zero’: S’kam asnjë koment...

Fatos Nano President i ardhshëm? Meta e cilëson ‘zero’: S’kam asnjë koment për zero ngjarje

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të bëra nga ish-kryeministri Fatos Nano. Ky i fundit në një intervistë sulmoi presidentin Meta. Kreu i Shtetit nga Shkodra tha se nuk kishte asnjë koment për akuzat e Nanos.

“Nuk kam koment për zero ngjarje. Nuk kam asnjë koment dhe një herë tjetër për zero ngjarje për zero akuza.”, tha Meta.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur dhe për apelet e ambasadorëve për lista të pastra si dhe për zgjedhjet e 25 prillit.

Zoti President, cilin nga mëkatet keni bërë ju që ju ka cilësuar zoti Nano? Cili do ishte komenti juaj për këtë?
Zero koment për çështje të cilat nuk ekzistojnë. Problem kryesor mbetet sot përballimi i pandemisë dhe mbështetja e gjithë personelit mjekësor dhe shëndetësor në përballimin e një fluksi në rritje të të infektuarve. Problem mjaft serioz mbetet rritja e numrit të viktimave nga pandemia. Problem mjaft kritik mbetet fakti që janë shumë më tepër ata të cilët mjekohen në familje dhe kanë nevojë jo vetëm për protokolle të sakta që duhen ndjekur, por edhe mbështetje për të përballuar mjekimin e tyre si nga ana mjekësore dhe nga ana financiare dhe problem mbetet gjithë angazhimi me prioritet për përballimi ne pandemisë, gjë të cilën e kam theksuar dhe në mesin e muajit dhjetor kur kam kthyer për rishikim qeverisë dhe Kuvendit buxhetin e shtetit për këtë vit, i cili për fat të keq nuk garantonte asnjë lloj mbështetje serioze për sektorin e shëndetit publik dhe për menaxhimi ne pandemisë, por për fat të keq dyfishonte pagesat e buxhetit të shtetit për koncesionet e oligarkëve.

Pse ju sulmoi Fatos Nano zoti Meta?
Nuk kam asnjë koment për zëro ngjarje.

 

E shihni si pasardhësin tuaj në presidencë?
Nuk kam asnjë koment edhe njëherë tjetër e theksoj për zero ngjarje, për zero akuza dhe për zero, zero.

Po afrohemi drejt fushatës elektorale a rrezikojnë të kemi skena të ngjashme me Kosovën dhe a mund të jetë një alternativë rishikimi i datës së zgjedhjeve, nëse do të kërkohet?
Nuk ka asnjë shans dhe asnjë skenar për të rishikuar datën e zgjedhjeve. Shqipëria ka pasur nevojë ulëritëse për zgjedhje prej kohësh. 25 prilli është vendosur pas konsultimeve me konsensus. Shqiptarët përveç shqetësimit të pandemisë, shqetësimi tjetër është që data e zgjedhjeve iu duket shumë larg prej kohësh.

Ambasadorja amerikane ka ripërsëritur si asnjëherë më parë disa herë apelin ndaj forcave politike për të larguar nga listat personat e inkriminuar? Keni sinjale ju si President se ka tentativa që këta individë të jenë pjesë e listave dhe cila është thirrja juaj ndaj forcave politike?
Fakti që ne kemi miratuar para disa viteve një ligj për dekriminalizimin është tregues i qartë i problemit tepër serioz dhe i këtij fenomeni mjaft kritik, se kush i ka promovuar, se kush i merr në mbrojtje, tani kjo dihet. Unë u bëj thirrje të gjitha forcave politike të distancohen nga persona të cilët kanë pasur probleme me dekriminalizimin dhe njëkohësisht të promovojnë figura të reja, figura me integritet dhe së dyti dua t’ju siguroj që populli shqiptar do të jetë shumë i qartë për t’i ndëshkuar me votën e tij të gjithë ata që do të përpiqen të marrin direkt apo në mënyrë indirekte persona të tillë, thjesht për disa vota më shumë. Ndëshkimi do të jetë tepër i rëndë, jam i sigurt me një votë mbarë popullore pasi sikurse e kam thënë dhe më parë unë jam tepër besimplotë se 25 prilli do të jetë një referendum për ringritjen morale, demokratike, ligjore dhe institucionale dhe po kështu edhe europiane dhe ekonomike për vendin tonë dhe për shumicën e familjeve shqiptare që sot vuajnë dhe ndeshen me një varfëri në rritje.

Nëse pas 25 prillit maxhoranca rikonfirmohet, a do të jetë e mundur dhe a ka rrugë bashkëpunimi mes Presidencës dhe asaj maxhorance?
Besoj se kam qenë dhe jam tepër i qartë. 25 prilli do të jetë një referendum i mbarë popullit shqiptar për të ardhmen e tij europiane. Unë jam shumë besimplotë për këtë gjë dhe gjithmonë do të vazhdoj të jem i përkushtuar për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ka humbur shumë vite, nuk ka për të humbur më asnjë sekondë. Treni integrimit është nisur, mjerë ai që i del përpara pasi nuk ndalet më jo në 25 prillit, por as pas 25 prillit. Është turp i madh për të gjithë ne që të jemi kaq pas Serbisë e Malit të Zi në procesin e integrimit europian kur 15 vite më parë apo 10 vite më parë kemi qenë para tyre. Është koha për të mos humbur më asnjë sekondë dhe kjo fillon me zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe unë jam jam i bindur se të gjithë shqiptarët janë të bindur tek fuqia që ata kanë tek vota e tyre. Do të dinë të gjithë të marrin pjesë, ta mbrojnë dhe të tregojnë se janë qytetarë të denjë shqiptarë dhe europianë.

DEKLARATA E NANOS
Nano e cilësoi Metën një njeri që i lë punët në mes dhe të vë stërkembëshat. Në intervistën në ‘Opinion’ Nano tha se Metës i ka dhënë mbështetjen më të madhe, por ai gjithmonë e kishte tradhtuar.

“Nuk kam asnjë raport sot. As fizik asgjë. Fare. Dhe nuk më mungon. Sepse Ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes time. Unë thashë nga ata që kam mbështetur, nuk është thashë se është bërë vetëm nga mbështetja ime. Është një nga përfituesit më të mëdhenj. Qysh nga FRESSHI, nga qeveria e parë, Komiteti i Partisë të Tiranës, i dhashë degën e partisë së Tiranës të tregojë. Të gjithë thonin se është rivali i Nanos, por filozofia ime ishte të integroja dhe ata që mendonin ndryshe. E deri tek qeveria e fundit. Ilir Meta u bë kryeministër në 1999, pas një marrëveshje me mua. Dhe mbeti i tillë deri kur dha dorëheqjen 2002, sepse kemi Pandin që nuk të lë të gabosh se ai vjen mbrapa. Ai mendoi se bashkë me krizën energjetike do hante dhe kokën e Fatos Nanos. Pra sapo ishte marrë vesh që do të vazhdonte drejtimin e qeverisë, kur papritur më thotë ‘e deshe merre mbaje me gjithë krizë’.

Kaloi sa kaloi dhe erdhi prapë tek zgjedhja e Moisiut. Në një mënyrë apo në një tjetër më afroi me Berishën dhe më afroi me Metën. Dhe bëmë marrëveshje për të hyrë bashkë në qeveri.
Meta ka pasur gjithmonë planin B në mendje. Ka qenë inaktiv, sikur nuk ekzistone në qeverinë e 2002-2005. Iku në 2003, nuk merrte pjesë në diskutime, ka folur vetëm njëherë kur blemë ambasadën tonë në Athinë. Plani B ishte ai paralajmërova që në fillim Ilirin, “Ti e ke zakon që të lë në mes të rrugës dhe të fut stërkembëshat”. Jo e kam seriozisht këtë herë më tha. Ky ka qenë plani B, që të ndërpriste punët e qeverisë në mes. Më lerë ta mbyll kapitullin e Ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, është Presidenti i sotëm. Të 7 mëkateve të biblës, ligësia, grykësia…” – tha Nano.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular