BallinaKryesoreTaulant Dedja: Të vërtetat dhe mashtrimet e Fatos Nanos te Fevziu

Taulant Dedja: Të vërtetat dhe mashtrimet e Fatos Nanos te Fevziu

Nga Taulant Dedja*

Sot e kam kuptuar më në fund, falë Fevziut, pse Fatos Nano nuk u kërkoi kurrë falje as socialistëve dhe as shqiptarëve që ua la në derë Edi Ramën, të cilin e solli me thonj të paprerë nga Parisi me shumë lutje.

-Nuk thonë kot, më mirë vonë se kurrë apo sa do rrosh, do mësosh!

-Në rrëfimin e Nanos, alias Robert Çamçakizit, asgjë e rrallë nuk u pa apo dëgjua, përveç mungesës së sinqeritetit dhe teatralitetit.

-As te historia e urinës te oborri i shkollës nuk u tregua i sinqertë.

-Jo për gjë por ia kam kujtuar një herë punën e urinimit në një mbledhje Grupi Parlamentar pas të cilës e talla me “shakatë plot kripë të Duçes” dhe i kujtova që ia kish puthur dorën Rada Trajkoviçit.

-Dy komplekse inferioriteti ka ende Fatosi, atë ndaj Berishës dhe atë ndaj Metës, të cilëve u druhet gjithmonë.

-Harroi të thotë Fatosi me sa vota diferencë fitoi në Kongresin e vitit 1999 dhe nuk u tregua i sinqertë pse pas atij Kongresi ishte i detyruar ta pranonte Metën Kryeministër.

-Harroi të tregojë Fatosi si dhe pse bëri kompromis me Berishën për zgjedhjen e Topit President më 2007.

-Pra, Fatos, mos gënje kur flet për Berishën e Metën se u je drejtuar atyre sa herë ke qenë në hall!

-I vetmi moment sinqeriteti tek ti Fatos, ishte kur pranove se me kalkulime e përdore brezin tonë të eurosocialistëve në funksion të interesave të tua.

-Hallall ta kemi bëre Fatos, gjithsesi!

-Harram na qoftë Fatos që nuk të larguam dot qysh më 1999!

-Por mos harro Fatos, që edhe pse kishim kandidat Pandin, me të cilin ti tallesh gjithmonë, na munde me vetëm 17 vota diferencë dhe ti e di mire kush ta dha një dorë në minutat e fundit kur ende votohej në Kongres dhe ti falë aleancave të tua okulte arrite të blesh votat e delegatëve të një rrethi verior që e përmbysën rezultatin në favorin tënd…

-Jemi përplasur shumë herë bashkë Fatos, por paqen je ti që e ke kërkuar gjithmonë, jo unë, se ti e ke njohur mirë karakterin tim dhe e dije mirë që unë nuk i servilosesha kujt!

-Më në fund Ramës, i cili e ka poshtëruar rregullisht, sipas meje, Fatosi i shërben në mënyrë lëpirëse dhe të pështire tani, si pjesë e detyrimit ndaj Nexhmijes dhe Ramizit që e promovuan mbi bazën e një skeme, detyrim që monitorohet nga Ruçi!

-Blloku ende në fuqi sepse edhe Fatosi është shërbëtor i Bllokut!

Fatosi nuk e fshehu mbrëmë origjinën siç u përpoq 30 vjet. Fatosi u kthye në origjinë!

-Blloku duhet shkatërruar përfundimisht më 25 Prill!

-Është mision historik për ta shpëtuar perfundimisht Shqipërinë nga mbetjet komuniste!

*Ish-deputet i Partisë Socialiste

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular