BallinaAktualitetBujar Leskaj: LDG, zonjat dhe vajzat vlonjate mbështesin ndryshimin!

Bujar Leskaj: LDG, zonjat dhe vajzat vlonjate mbështesin ndryshimin!

Nga Bujar LESKAJ

Në sallën e konferencave “Ismail Qemal Vlora” pranë shtabit elektoral të PD, zhvillova një takim me gra e vajza, anëtare të Lidhjes Demokratike të Gruas.

Në takim folëm për çështjet që shqetësojnë sot femrën shqiptare dhe femrën vlonjate dhe diskutuam mbi programin ekonomik, shëndetësor, për arsimin dhe rininë të Partisë Demokratike.

PD e bazon të gjithë potencialin e ndryshimit, tek forca progresiste e të rinjve dhe e vajzave e grave në shoqëri dhe ekonomi. Për të, barazia gjinore nuk është thjesht një objektiv, por një kusht themelor, pa të cilin nuk mund të flasim për zhvillim të qëndrueshëm dhe qeverisje të mirë, për integrim evropian dhe prosperitet të vendit.

Qeveria e Rilindjes ka dështuar në reduktimin e dhunës mbi vajzën dhe gruan në familje; në reduktimin e dhunës me bazë gjinore në mjediset e punës; dështoi në ndëshkimin shembullor të dhunuesve ndaj vajzave dhe grave; dështoi në aplikimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor; dështoi në ndërgjegjësimin e shoqërisë për pranimin e barazisë gjinore si kusht i domosdoshëm për zhvillimin e vendit.

U theksova zonjave të pranishme se objektivat e PD janë të qarta dhe programet e saj ekonomike i japin hapësira të gjera dhe mbështetje të plotë vajzës dhe gruas shqiptare.

1. Fuqizimi ekonomik i vajzave dhe grave. Rritja e pjesëmarrjes së gruas në tregun e punës dhe reduktimi i hendekut gjinor.

2. Reduktimi i punës së papaguar të grave në familje, duke rritur aksesin dhe cilësinë tek shërbimet sociale, si çerdhe, kopshte, shërbime për moshën e tretë.

3. Rritja e aksesit të grave dhe burrave në programet e punësimit;

4. Nje Plan Kombëtar Veprimi për Gratë Sipërmarrëse 2021-2024;

5. Rritja e përfshirjes së grave dhe vajzave në shkencë dhe inovacion, si një mundësi për fuqizimin e tyre ekonomik.

U angazhova në emër të Partisë Demokratike se pjesëmarrja e grave në vendimmarrje do të jetë faktike dhe jo thjesht për numra.

Në takim përshëndeti kryetarja e LDG Vlorë, Alta Haluci, kryetari Genc Deromemaj.

Diskutantet Zhaneta Veizi, Anila Toto, Rezarta Agalliu, etj theksuan mbështetjen e tyre për PD.

Ne të gjithë ëndërrojmë për një Shqipëri më të mirë.

Ne të gjithë duam që Shqipëria të fitojë!

Dhe Shqipëria do të fitojë!

Me gratë e vajzat shqiptare në krah Partia Demokratike do të sjellë ndryshimin në 25 prill!

Do të sjellë Transparencën, Përgjegjshmërinë dhe Llogaridhënien për shqiptarët!

#Vlorafiton
#Shqipëriafiton

2 18

3 8

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular