BallinaBota​Monedhë digjitale për të rritur konsumin e Festivalit të Pranverës

​Monedhë digjitale për të rritur konsumin e Festivalit të Pranverës

Disa qytete kineze po përdorin renminbi digjitale (RMB) për të rritur konsumin gjatë Festivalit të ardhshëm të Pranverës dhe për të promovuar përdorimin e formës së re të monedhës, shkruan “Xinhua”.

Pekini do të shpërndajë 10 milionë juanë (rreth 1.55 milionë dollarë) monedhë dixhitale për banorët e regjistruar përmes lotarisë në zarfe të kuqe virtuale, me vlerë 200 juanë secila.

Pronarët e valutave mund të shpenzojnë e-paratë nga 10 deri më 17 shkurt në dyqanet e zgjedhura online dhe fizike, duke mbuluar veshje dhe këpucë, kinema, hotele dhe zona të tjera, bëri të ditur autoriteti komunal i mbikëqyrjes financiare.

Konsumi duke përdorur monedhën digjitale inkurajohet veçanërisht në aktivitetet e sporteve dimërore ndërsa qyteti po përgatitet për më shumë përdorim pilot të formës së re të monedhës gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të ardhshme në vitin 2022. (Fatosi)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular