BallinaKronike"Flinte" mbi 1 milion euro/ 17-vjeçarit shqiptar i gjendet kokaina e fshehur...

“Flinte” mbi 1 milion euro/ 17-vjeçarit shqiptar i gjendet kokaina e fshehur poshtë krevatit

Ditën e sotme, policia italiane ka sekuestruar 35 kilogram kokainë dhe 700 gram marihuanë në komunën e Lodit në një shtëpi emigrantësh shqiptarë.

Sipas mediave të huaja, gjatë aksionit policia italiane gjeti në shtëpi një 17-vjeçar shqiptar i cili kishte fshehur lëndën narkotike poshtë shtratit të tij.

Burime bëjnë me dije se gjatë momentit që policia u paraqit në derën e shtëpisë së tij, i riu ka telefonuar menjëherë dikë për ta paralajmëruar dhe nuk i është përgjigjur policisë.

Mediat italiane raportojnë se sasia e sekuestruar është më e madhja e kapur ndonjëherë në zonën e Lodit, pasi vlera e saj shkon në 1 milion euro. Ndërkohë, sipas policisë italiane dy persona me origjinë shqiptare janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular