BallinaBotaFOTO/Monoliti misterioz shfaqet në Turqi, autoritet e ruajnë me roje të armatosura...

FOTO/Monoliti misterioz shfaqet në Turqi, autoritet e ruajnë me roje të armatosura dhe nisin hetimet

Autoritetet turke po hetojnë shfaqjen misterioze të një monoliti, një strukturë që u shfaq po në mënyrë misterioz, në një sërë vendesh vitin e kaluar

Blloku i madh metalik u gjet nga një fermer në provincën juglindore Sanliurfa të premten. Ajo mban të shkruar me shkrimin e vjetër turk fjalinë: ‘Shikoni qiellin, shikoni hënën’.

FOTO/ Monoliti misterioz shfaqet në Turqi, autoritet e ruajnë me roje

Monoliti është rreth 10 metra i lartë dhe u zbulua pranë sitit të Trashëgimisë Botërore të Unesco-s, në Gobekli Tepe, shtëpia e strukturave megalitike që datojnë nga mijëvjeçari i 10-të para Krishtit.

Policia e armatosur po ruan strukturën, ndërsa policia heton origjinën e saj të mundshme.

FOTO/ Monoliti misterioz shfaqet në Turqi, autoritet e ruajnë me roje

Media turke njoftoi se policia po hetonte automjetet që mund të kishin transportuar monolitin.

FOTO/ Monoliti misterioz shfaqet në Turqi, autoritet e ruajnë me roje

Monoliti turk është vetëm i fundit që shfaqet, në një mister të çuditshëm ndërkombëtar që deri më tani ka arritur në më shumë se 10 vende. I pari u shfaq në shkretëtirën e Utah në nëntor.

Të tjerët që atëherë janë shfaqur në të gjithë SHBA-në, si dhe në Kolumbi, Rumani dhe Holandë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular