BallinaKronikeMakina me targa greke përfundon në kanal, plagosen tre persona, një prej...

Makina me targa greke përfundon në kanal, plagosen tre persona, një prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident është shënuar, mbrëmjen e sotme, në Elbasan, pasi një makinë me targa greke ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

“Panorama” mëson se si pasojë janë plagosur tre persona, ndërsa një prej tyre është dërguar në spitalin kirurgjik të qytetit në gjendje të rëndë.

Mësohet se për të nxjerrë të plagosurit nga mjeti është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës. Po ashtu në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular