BallinaKryesoreRevolucion në Champions League/ 36 skuadra dhe 100 ndeshje më shumë

Revolucion në Champions League/ 36 skuadra dhe 100 ndeshje më shumë

Mes frikës se klubet e mëdha mund të bashkohen për të krijuar Superligën Europiane dhe shqetësimit se hendekut mes federatave të vogla dhe atyre më mëdha po thellohet gjithmonë e më shumë, UEFA po planifikon ndryshime të rëndësishme në Champions League.

Qeveria europiane e futbollit ka një plan për rinovimin e kompeticionit më të ndjekur për klube dhe se ndryshimi pritet të fillojë duke nisur nga viti 2024.

Të 55 federatat anëtare të UEFA-s pritet të mblidhen online në muajin prill të këtij viti, për t’u njohur me planin e rinovimit të Ligës së kampionëve, që parashikon shtimin e rreth 100 ndeshjeve dhe sigurisht pasurimin edhe më shumë të kompeticionit.

Formati i ri parashikon pjesëmarrjen e 36 skuadrave, të cilat nuk do të luajnë më në grupe me nga 4 skuadra, por do të bëjnë 10 ndeshje me kundërshtarë të ndryshëm dhe pikët do të numërohen në një renditje të vetme.

Më pas 16 ekipet që do të grumbullojnë më shumë pikë, do të luajnë në fazën finale, që do të zhvillohet me ndeshje teke dhe me eliminim, pak a shumë si formati i këtij sezoni, i detyruar nga pandemia Covid-19.

Në këtë mënyrë UEFA synon të plotësojë kërkesën e klubeve të mëdha për të luajtur më shumë ndeshje dhe për të fituar më shumë para, por edhe të federatave të vogla, për të qenë më të pranishme me skuadrat e tyre në një event të tillë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular