BallinaAktualitetGazetari: Ka të dhëna që krimi i organizuar do të jetë prezent...

Gazetari: Ka të dhëna që krimi i organizuar do të jetë prezent në zgjedhje, do përdoren dy skema për blerjen e votës

spot_img
spot_img

Gjatë një interviste në Ora News, gazetari Elton Qyno u shpreh se kjo nuk është hera e parë që ambasadorët amerikanë reagojnë për mos kandidimin e personave me rekorde kriminale.

Por Qyno tha se, pavarësisht këtyre reagimeve, ata janë kandiduar sërish nga politika duke drejtuar disa bashki të vendit.

Qyno theksoi se në këto zgjedhje se krimi i organizuar do të veprojë në dy rrugë: përmes korrupsionin duke mbushur kutitë e votimeve dhe bllokimit të votës.

Qyno: Kjo nuk është hera e parë që ambasadorët amerikanë reagojnë për mos kandidimin e personave me rekorde kriminale. Por pavarësisht këtyre reagimeve, ata janë kandiduar sërish. Ata kanë folur edhe me emra konkretë. Sigurisht që politika u ka dhënë mundësi që të drejtojnë bashki të vendit. Kjo është një qasje që ambasada amerikane e përsëri gjithmonë në zgjedhje. Edhe këtë herë ka dhënë emrin e Tom Doshit, por mesa di për të nuk ka një dënim në vendin tonë.

Ka të dhëna dhe indicie që krimi i organizuar do të jetë prezent edhe në këto zgjedhje, pavarësisht masave që janë marrë apo idesë për të mbajtur larg kontingjentin kriminal. Në Tiranë krimi është më i distancuar, por në rrethe është më prezent, se në një qytet ku ka një rrugë kalojnë të gjithë, qysh nga kriminelët, deri te politikanët. Unë kam informacione se në këto zgjedhje se krimi i organizuar do të veprojë në dy rrugë: përmes korrupsionin duke mbushur kutitë e votimeve dhe nga ana tjetër do të arrijë të penetrojë duke bllokuar votën.

Qyno shtoi se anëtarët e grupeve kriminale shkojnë në shtëpi e votuesve, për një qokë, për një ngushëllim, për mbështetje financiare dhe aty jepet edhe paraja, edhe karta ID.

Qyno: Nëse një anëtar i një grupi kriminal mbështet x parti politike dhe e di që në një zonë votuesi ka një bindje të caktuar, anëtarët e grupeve kriminale shkojnë në shtëpi e votuesve, për një qokë, për një ngushëllim, për mbështetje financiare dhe aty jepet edhe paraja, edhe karta ID. Në këtë moment ti si votues je i bllokuar për të votuar, se të duhet ID ose pasaportë. Deri në datë 26 prill ke të drejtën të marrësh kartën ID ose pasaportën. Ai e di që një familje ka 7 vota dhe kur u merr kartën ai i ka bllokuar të votojnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular