BallinaKryesoreGrida Duma publikon fotot: Si detyrohen mësueset të shkojnë në takimet elektorale...

Grida Duma publikon fotot: Si detyrohen mësueset të shkojnë në takimet elektorale të Veliajt

FOTO/ Grida Duma publikon fotot: Ja si detyrohen mësueset të shkojnë në takimet elektorale të Erjon Veliajt

Mësuese, gra e nëna, nën presion nga Erion Veliaj!
Në foto mësuese që i mbledhin për fushata në zyrat elektorale të PS, sepse kështu ka urdhëruar, në kundërshtim të çdo ligji, drejtuesi i fushatës të PS, Erion Veliaj! KQZ duhet ta shohë me prioritet këtë rast. Gjobitja më aq para sa i bën një pulovër Erion Veliajt, nuk është një zgjidhje reale për dinjitetin e marrë zvarrë të mësuesve në zonën e Kavajës.

Mësuesit, që duhet të jenë frymëzimi i dijes dhe lirisë njerëzore, janë vetë të dhunuar nga kërcënimi i rishfaqjes së demonëve të së keqes. Ja kështu përcillet e keqja! Si mund të edukosh, kur vetë dhunohesh e keqpërdoresh?!

Në Synej, në zyrat e Partisë Socialiste, drejtoresha e zyrës arsimore, drejtoresha e shkollës, kanë sjellë mësueset me siguri me detyrim, dhe zhvillojnë mbledhje partie. Portretet e mësueseve të ngjallin keqardhje, një “qeshje” e ngrirë prej zori që jep shfaqjen e detyrimit me të cilin i kanë sjellë.

Kjo mbledhje celulë e fshehtë, është prova e fushatës së pushtetit të ikur.
Keqardhje për mësueset, që në fakt duhet të bëjmë gjithçka t’i nderojmë dhe jo keqpërdorim.
Keqardhje e madhe që pamjen e nënës dhe edukueses shoh në këto foto sikletin dhe ngërçin..
Por, përpos keqardhjes, duhet të jetë e qartë që kushdo, nga drejtuesit, qofshin të vegjël a të mëdhenj, që i detyrojnë dhe i keqpërdorin vartësit, në cilëndo shkallë të hierarkisë, do të mbajë përgjegjësi të plotë deri në fund.

Në foto shihni Drejtoreshën e Zyrës Arsimore Kavajë – Xhuliana Beu, Drejtoresha e shkollës në Synej Lirie Çaça.
Mësueset në vijim, për vërtetësi fakti i shënojmë vetëm inicialet sepse nuk meritojnë të përmenden ndërsa janë nën darën e dhunës; (M.M, D.V, I.C, E.M, L.L, I.Xh.)

Në 25 Prill Shqipëria Fiton!
Fiton e njerëzishmja, mësuesi jo vetëm do të paguhet më tepër, por do të jetë edukues i njeriut të lirë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular