BallinaKryesore“Ku është shëndetësia falas?” Basha i kundërpërgjigjet Ramës: KryeTirja! Zhvat shqiptarët pa...

“Ku është shëndetësia falas?” Basha i kundërpërgjigjet Ramës: KryeTirja! Zhvat shqiptarët pa iu dhënë shërbimin

Kryedemokrati Lulzim Basha në një dalje për mediat ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama sot.

Basha e ka cilësuar Ramën si kryetarja, sipas tij shembulli se si zhvaten shqiptarët pa iu dhënë shërbim.

Rama: Gjithë tre orëshi i sotëm që po bëhet mërzia e çdo shqiptari kishte një tjetër qëllim, të fshihte dështimin e Edi Ramës, jo vetëm me pandeminë por me shëndetësinë në përgjithësi. 8 vite në krye të qeverisë kohë për të plotësuar premtimin e tij për shëndetësi falas. Ku është shëndetësia falas? Ku kanë shkuar paratë e taksave të shqiptarëve. Taksat janë paguar, janë rritur, pandemia e nxori zbuluar dështimin total të Edi Ramës në shëndetësi, sepse paratë që i ka marrë shqiptarëve i ka çuar në PPP dhe koncesione korruptive në shëndetësi.

Gjatë 8 viteve shqiptarët e kanë paguar. Tani gjatë pandemisë e panë të gjithë se si sistemi shëndetësor është në kolaps total, me numrin më të ulët të testimeve, të numrin më të ulët të mjekëve për banor, me mjekë dhe infermierë të keqpaguar. Tirja është produkti i vetëm i Edi Ramës në 8 vite, sepse vetë Rama është kryeTirja, zhvatja e shqiptarëve pa iu dhënë shërbimin. Të merr lekët dhe nuk të jep bukën. Kjo është me dy fjalë qeverisja e Ramës për 8 vite me radhë. Tani në fund të 8 viteve del dhe rri 3 orë në ekran për të treguar se çfarë do të bëjë, ndërkohë që kishte 8 vite kohë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular