BallinaOP EDMisioni i pamundur i Ramës për të mashtruar sërish durrsakët

Misioni i pamundur i Ramës për të mashtruar sërish durrsakët

spot_img
spot_img
Nga Red Varaku

Në një bashkëbisedim me rrogëtarët e partisë në Durrës, kryeministri shpalli plot pompozitet se në mandatin e tretë do ta kthente Durrësin në Dubain e Adriatikut.
Ai premtoi porte kozmike ku do të zbarkojnë jahte sheikësh dhe hekurudha që do ta lidhin këtë qytet me të gjithë botën.
Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, fundja çdo parti politike ka strategjinë e saj të komunikimit me publikun dhe dështimi ose jo i këtij komunikimi matet vetëm në zgjedhje.
Problemi qëndron në pafytyrësinë e qasjes që ky kryeministër sharlatan ka zgjedhur për tu ballafaquar me qytetarët durrsakë.
Kjo sepse pas tetë viteve qeverisje qëndrore dhe gati 20 viteve qeverisje lokale nga Partia Socialiste, qytetarët fillimisht meritojnë një shpjegim për arsyet se pse ky qytet është shkatërruar plotësisht.
Ata duhet të dinë arsyet se pse ky qytet është kthyer në një arenë ku bandat më të rrezikshme në Shqipëri përleshen për kockën e rradhës.
Sepse, një kryeministër serioz para se të premtojë çudira për një mandat tjetër, më së pari duhet të japë llogari, se pse e ka lënë jashtë vëmendjes së qeverisë këtë qytet dhe pse e ka braktisur atë deri tani .
Një kryeministër i përgjegjshëm duhet të sqarojë arsyet që e kanë detyruar t’ia dorëzojë drejtimin e këtij qyteti një njeriu që përfaqëson vetëm vullnetin dhe interesat e bandave më të rrezikshme në vend.
Një individi, bëmat e të cilit patën jehonē deri tek Departamenti Amerikan I Shtetit, i cili e futi atë dhe familjen e tij në listën e zezë të SHBA-ve.
Pra, një kryeministër serioz fillimisht duhet ta fillojë me një ndjesë të madhe për këtë poshtërim.
Por, ka dy arsye kur një kryeministër zgjedh të mos japë llogari dhe të mos kērkojë falje.
E para kur edhe ai vetë e ka të qartë batërdinë që ka prodhuar babëzia e njerëzve të tij në qytetin e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri dhe ka frikë të përballet me këtë.
E dyta kur i konsideron durrsakët aq idiotë sa nuk janë të aftë ta kuptojnë, që është pikërisht babëzia e kētij njeriu për pushtet, që i ka kthyer ata thjesht në skllevër dhe spektatorë të përleshjes së këtyre bandave.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular