BallinaKryesoreMjeku Ilir Allkja i drejtohet drejtorit të "Shefqet Ndroqit: Nuk ka korrupsion...

Mjeku Ilir Allkja i drejtohet drejtorit të “Shefqet Ndroqit: Nuk ka korrupsion Prof. Kapisyzi, ka krim!

Nga Ilir Allkja
I nderuar profesor, në fakultet përveç mjekësisë kemi mësuar që të shfaqim gjithmonë respekt ndaj atyre që na mësuan profesionin e mjekut (pjesë e Betimit të Hipokratit).
Unë të dëgjova pak minuta mbrëmë në një TV tek përpiqeshe të bindje opinionin se korrupsion ka ngado në botë , nëpër spitale.
Kjo më trazoi, më dha atë ndjesinë e sikletshme të njeriut kur don të mbajë të vjellat .
Një nga profesorët e mij i angazhuar fort si militant i një partie po rrekej të mbronte të pambrojtshmen; krimin që ndodh ndaj pacientëve !
Ju i nderuar profesor, për ta zbukuruar , KRIMIN e quani korrupsion !
E unë si qytetar, si mjek, jam i detyruar tju spjegoj se; – të kushtëzosh kundrejt parave nën dorë, të sëmurëve rëndë, dhënien e mjekimit, ushqimit, ujit është krim !
Të zhvasësh të vdekurit, gjithashtu është krim !
Dhe ky (këto) krim, ky (këto) grupe të mirëstrukturuara kriminale ndodhin në spitalin që mban emrin e papërlyer të profesorit tënd, Shefqet Ndroqi !
A e përfytyron dot z. Kapisyzi se si mund të ndjehet prof. Ndroqi nga parajsa, kur spitali që ai punoi dhjetëra vite është kthyer në fole krimi , ku bluzat e bardha janë struturuar në zhvatjen e të sëmurëve, të vdekurve dhe ish-studenti i tij, administrator, perpiqet ta zbukurojë ! (A duhet ciruar akoma Hipokrati !?)
Monsieur Thanardieu , ju kujton gjë, profesor ?
Të të them jep dorëheqjen e kam ters, sepse sapo ja kërkova si-vllait tënd, Enkelejd Jotit mua më flakën në rrugë në festën e Vitit të Ri, e ti përflitesh se e ke ca më lart stekën e miqësisë me të gjatin, ( jua kam vërtetë frikën) kështu që po të nxis ta mbrosh sa në shumë; qeverisjen, partinë, rilindjen!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular