BallinaAktualitetShtyhet afati nga Greqia, pika kufitare e Kapshticës e mbyllur deri më...

Shtyhet afati nga Greqia, pika kufitare e Kapshticës e mbyllur deri më…

Pika Kufitare e Kapshticës do të  vijojë  të  jetë  e mbyllur deri më 22 shkurt.

Prej nëntorit kalimi në këtë pikë që lidh Greqinë me Shqipërinë qëndron e mbyllur, teksa lejohen vetëm daljet nga Greqia në drejtim të Shqipërisë vetëm për këmbësorët dhe kamionët e mallrave.

Dy ditë më parë ishin drejtuesit lokalë të bashkive veriperëndimore të Greqisë që do të dorëzonin një kërkesë për rihapjen e pikës kufitare Krystallopigi-Kapshticë, pasi po hasen probleme me kamionët e mallrat, por duket se autoritetet greke nuk e kanë marrë parasysh ndërkohë që në vend shifrat po rriten me hyrjen e varianteve të reja të COVID-19.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 22.02.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular