BallinaKryesoreInxhinieri Fizikant (Inxhinieri i Respiratorëve): Njihuni me pajisjet diagnostikuese të Covid-19

Inxhinieri Fizikant (Inxhinieri i Respiratorëve): Njihuni me pajisjet diagnostikuese të Covid-19

Nga Ermand Mertenika

Covid-19 pandemia e cila solli dis-ekujlibra të mëdha globalisht dhe sigurisht në Shqipëri, e cila shkaktoi dëme të mëdha në jetë njerëzish dhe sigurisht godietje të fortë ekonomike të gjithëanshëm duke shkaktuar një krizë të thelluar në drejtime  të ndryshme.

COVID-19 godet sistemin tonë respirator, pra mushkërite tona.  Ai bllokon njesitë më të vogëla që quhen Alevola, të cilat dërgojnë oksigjenin në gjak dhe nxjerrin dioksiodin e karbonit.  Covid-19 pasi futet në rrugët respiratore infekton qelizat e shëndosha, dhe i shkakton atyre një modifikim të AND-së e cila e kthen një qelizë, në një fabrikë të prodhimit të këtij virusi. Në këtë mënyrë pacienti i infektuar nuk ka më mundësi të marrë frymë në mënyrë natyrale dhe rrezikon të kalojë në vdekje klinike.

Pikerisht kjo pandemi është një sfidë e madhe për  inxhinierët fizikantë dhe ato bio-fizikantë të cilët hulumtojne zgjidhjet shkencore të mundëshme dhe gjithashtu inxhiniereve gjenetikë të cilët përpiqen të inventojnë në lidhje me bllokimin e metamorfozes së qelizës së shëndoshë  nga elementi viral Covid-19 , gjithashtu dhe mjekët të cilët janë në vijën e pare të trajtimit të pacientëve të infektuar me covid-19.

Fatmiresisht deri diku kemi një ulje të violencës së covid që do të thotë që po bashkëjetojmë me këtë element viral pra analizuar matematikisht kemi një rritje të numrit të të infektuarve pra rrezes së infektimit dhe kemi një ulje të violences pra potencialitetit viral  dhe fatmirësisht shpikja e vaksinës është një sukses për parandalimin e tij . Covid-19 akoma vazhdon të jetë deri diku problematik.

Në këtë moment një numër i madh qytetarësh të infektuar me covid të cilët e perjetojnë  në simptoma të ndryshme duke filluar nga  A-simptomatiket deri tek ata të cilët e përjetojnë  me simptoma shumë të rënda deri në fazën e fundit të ndërhyrjes së drejtë “Intubimi Invaziv Endotrakeal”  por gjithashtu vazhdimisht kemi një numër të madh pacientësh të cilët rikuperohen pra shërohen totalisht dhe kjo investigohet cdo javë . Reliativisht në cdo javë kemi rritje në mënyrë graduale  të pacientëve të shëruar (ky është princip i lidhur me “Imunitetin e Tufës” pra sistemit imunitar të pacienteve, Qelizat Limfatike, Qelizat T, Qelizat B, Anti-Korpet , Imunoglobulinat etj)

Qytetarët të cilët vuajnë nga sëmundje të tjera adicionale  janë deri diku të predispozuar  për përshkallëzimin e mëtejshëm të simptomave Covid dhe këto qytetarë duhet të respektojnë në mënyre principale rregullat anti-covid.

Gjatë pikut më të lartë e cila ishte periudha shkurt mars ,karantimi në Shqipëri ndikoi në përceptimin e trajtimit të këtij elementi viral Covid-19.

Dhe duke patur parasysh që Covid-19 targeton mushkëritë e pacienteve, u analizua që pacientët të cilët u përshkallëzohej  ky element viral shfaqnin probleme me frymëmarrje,  pra cdo dite  kishin veshtirësi progresive të mungesës së oksigjenit në organizëm, dhe sipas kësaj e vetmja zgjidhje për të trajtuar këto paciente ishin pajisjet e oksigjenit.

Në pajisjet e oksigjenit përfshihen pajisjet monitoruese të oksigjenit (vlerës së oksigjenit në gjak) dhe pajisjet oksigjenuese të cilët janë: Bombulat e Oksigjenit, Gjeneratoret e Oksigjenit dhe ajo që ne i themi ndryshe “mushkeria artificiale”  (Respiratoret – Ventilatoret e Reanimacionit)

Oksimetri Dixhital është një pajisje  e lirë  dhe vogël monitoruese e nivelit te oksigjenit (Monitoron saturimin eritrocideve / rruazave te kuqe me oksigjen). Kete pajisje kushdo mund ta kete ne shtepi.

Kjo  pajisje të mundëson vigjilencën  ndaj pandemisë , pra ndikon në përceptimin në kohë të infektimit.  Niveli normal I oksigjenit në gjakun e pacientit duhet të jetë mbi 93% pra (94-100%).

Oksimetri dixhital është i rëndësishëm në këtë përiudhë pandemie por njëkohesisht shkakton stress te tepruar psiko-neurotik tek qytetaret pasi qytetarët mund të alarmohen për një vlerë  të vogël të devijuar momentale nën 94% , pra nqs vlera e oksigjenit bie në 93%,  nuk është e thënë që qytetarët janë të infektuar por kjo mund të jetë dhe ftohje brokiale apo ndonjë patologji tjetër. Në qoftëse vlera e oksigjenit shkon në 93% dhe qendron për një kohe të gjatë mbi 1-2 ore dhe nqs kjo vlere bie graudualisht atëhere duhen marrë masa emergjente shëndetësore

Në anën tjeter te medaljes nqs vlera e oksimetrit dixhital tregon momentalisht 93% dhe pas 30 minutave shkon në 98 apo 99% kjo është dicka normale dhe e shëndetshme që nuk është arsye stresi psikologjik.

Pra e thënë ndryshe kjo është një pajisje e cila në këtë periudhë pandemie  është e rëndësishme.

image.png

Oksimetri Dixhital

Monitori I pacientit  ështe pajisje tjeter monitoruese e cila  vlerëson vlerat jetike  te pacienteve si Rrahjet e zemren , oksigjenin në gjak, tensionin, vlerat e frymeshkembimit , temperaturën etj.

Monitorët e pacientit përdoren në qendrat spitalore në (Reanimacion) pasi është aparaturë e shtrenjtë , por dhe për ceshtje preferenciale mund të vendoset dhe në kushte shtëpie.

image.pngMonitori i Pacientit

Pajisjet oksigjenuese 

Bombula e Oksigjenit  përmban sasi të larte oksigjeni me pasterti mbi 90% dhe e pajisur me një kalibrator manometrik e cila  përcakton sasinë e dukur te  oksigjenit që mund tju jepen pacienteve në rast se vlera e oksigjenit ne gjak ka rënë nën 93%. (Unë nuk u sugjeroj qytetarevë të cilët në rast infektimi të pajisen me bombulat e oksigjenit pasi presioni shume i lartë i oksigjenit në bombul mund të shkaktojë një shpërthim të mundshëm nqs nuk tregohemi te kujdesshem. Gjithashtu kalibratori manometrik duhet mirëmbajtur me kujdes pasi është metal i thyeshëm dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha njerëzore dhe materiale.

Bombula e Oksigjenit.

Koncentratori i oksigjenit  është   një pajisje e keshillueshme të përdoret te pacientet e infektuar  me covid pasi kjo pajisje është e sigurte dhe nuk ka risk. Gjeneratori i oksigjenit ekstraton (filtron) oksigjenin  nga ajri me anë të disa filtrave.  Vlera qe u jepet pacienteve eshte  deri 5L/Min ose 10L/min

Kontentratori i Oksigjenit.

Mushkeria Artificiale (Respiratoret ) janë  gama e rende e aparaturave te trajtimit të fazës së fundit të pacienteve me covid, pra faza në të cilët covid-19 ka progresuar në mushkëritë  e pacientit dhe pacienti predispozohet të ketë vlerë shumë të ulët të nivelit te oksigjenit ne gjak.

Ventilatorët e Reanimacionit ose Respiratorët mbajnë në jetë këto pacientë në rast se intubohen (faza e fundit e trajtimit).

Keto pajisje më të përfolura të kohës, jane shumë të rëndëishme në këtë moment pandemie  pasi luajnë rolin e mushkërive artificiale (Frymeshkembimi / Cikli  Spirometrik).

Nqs gjendja e pacientit me covid ështëe  shumë e përkeqësuar ateherë vetem respiratoret janë ato cilet aplikohen.

Respiratoret aplikohen në dy mënyra (Mënyra me e lehte e cila është  faza e oksigjenimit me maskë ventilimi dhe mënyra e dytë dhe e fundit e cila eshte aplikimi me tub të drejtuar ne trakenë e pacientit pra Intubimi Endo-Trakeal)

image.png Ventilatoret e Reanmiacionit (Respiratoret.

Këto pajisje duhet të mirëmbahen dhe të sterilizohen vazhdimisht pasi pacientë të  ndryshëm kanë sëmundje  adicionale të ndryshme dhe për të evituar ngjitjen e sëmundjeve nga një pacient tek nje tjetër,  tubat e respiratoreve duhet te jene ose mono-perdorimshme (nje-perdorimshem) ose duhet te sterilizohen gradualisht per te evituar  ngjitjen e semundjeve te tjera.

Gjithashtu softueri (programi i respiratoreve te sofistikuar ) jane te pajisje me alarme emergjente te cilet duhen kushtuar shume rendesi vemendje ne rast te nje alarmi apo indikatori audio-vizual shfaqet kur Respiratori eshte I aplikuar tek Pacienti

 Covid-19 si cdo pandemi tjeter gurit kilometrik te tij gradualisht do ti vije fundi vetem keshilla ime eshte te respektojme masat anti-covid (Vendosja e maskes FFP1, Disinfektimi i duarve, ruajtja e distances fiziko-sociale minimalisht 1m)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular