BallinaPolitikePD, Berat: Rama po manipulon zgjedhjet, po zhvendos votuesit në qendra për...

PD, Berat: Rama po manipulon zgjedhjet, po zhvendos votuesit në qendra për të votuar 2 herë

Dega e PD-së Berat denoncon përpjekjet e Edi Ramës për të manipuluar dhe vjedhur zgjedhjet e 25 Prillit. Denoncimi është bërë nga kryetari i Degës së PD-së Berat, Gazmend Azizi.

Gjatë një postimi të bërë nga Azizi në faqen e tij zyrtare të facebook, ai shprehet se, Rama nuk është orientuar vetëm në manipulimin e listave të zgjedhësve përmes zhvendosjes së votuesve në qendra votimi të ndryshme (brenda dhe jashtë rrethit të Beratit) por edhe në mundësinë për të votuar më shumë sesa një herë të personave të ndryshëm.

Sipas Azizit, Partia Socialiste po u bën presion për vendin e punës të gjithe punonjësve te administratës në çdo drejtori rajonale, në shkolla dhe kopshte.

Sipas Azizit, Partia Socialiste po u bën presion jo vetëm punonjësve por edhe qytetarëve që të votojnë PS-në, po mbledh karta identiteti etj.

Duke i bërë thirrje socialistëve që të heqin dorë nga prekja e votës pasi çdo akt dhe përpjekje për të ndryshuar vullnetin e popullit është vepër penale, deklaron se Dega e Partisë Demokratike Berat është duke dokumentuar çdo ankesë, prova dhe fakte që inplikojnë punonjësit e administratës publike në intimidimin e zgjedhësve beratas.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular