BallinaAktualitetVIDEO-FOTO/ Denoncimi nga ish-deputetja e Lezhës Lindita Metaliaj: Varrezat nën ujë, banorët...

VIDEO-FOTO/ Denoncimi nga ish-deputetja e Lezhës Lindita Metaliaj: Varrezat nën ujë, banorët të irrituar me baahkinë

Ish-deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj me anë të një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se në zonën Markatomaj të Lezhës si rezultat i përmbytjeve, uji po dëmton dhe varrezat e kësaj zone

“Varrezat në Markatomaj të Lezhës dje pasdite ishin nën pushtetin e ujit! Banorët e zonës të irrituar nga kjo gjendje e pajustifikueshme kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme në sistemimin e ujërave me rrjedhje malore”, shprehet Metaliaj.

Më tej ajo shprehet se “Pushteti vendor në menyrë urgjente të marrë të gjitha masat për sistemimin dhe përmirësimin e situatës! Eshtë më e pakta që mund të bëhet! Respekti ndaj të vdekurve dhe banesave të tyre të fundit është detyrim për pushtetin vendor!”

Pamjet jane filmuar dje pasdite rreth ores 15:00, “Turp ! Mjaft me ,lezhjanet jane lodhur me propaganden boshe te punembaruarve te bashkise Lezhe!”, theksoi ish-deputetja.
Koha per ndryshim!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular