BallinaAktualitetAmbasada gjermane e shqetësuar për përmbytjen e Shkodrës: Të forcohet reagimi i...

Ambasada gjermane e shqetësuar për përmbytjen e Shkodrës: Të forcohet reagimi i autoriteteve dhe i popullsisë

Ambasada gjermane në Tiranë është treguar e vëmendshme ndaj përmbytjeve katastrofike që kanë goditur zonën e Shkodrës prej një muaji, pasi ka investuar për parandalimin e tyre.

Për këtë arsye, një mesazh i është përcjellë qeverisë se pavarësisht se reshjet ekstreme nuk parandalohen, reagimi i autoriteteve në të katër shtetet ndërkufitare si dhe i popullsisë në zonën e Shkodrës mund të forcohet

Në shënimin e publikuar në Fb, kjo ambasadë vëren:

“Prej javësh, zona e Shkodrës është goditur nga reshje të shumta shiu, të cilat kanë çuar në përmbytje në shkallë të gjerë, duke shkaktuar dëme të mëdha për banorët.

Që nga viti 2012, Gjermania ka mbështetur përmes projektit të GIZ Albania për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike, mekanizmat e parashikimit në zonën e lumit Drin/Buna.

Nëpërmjet saj u përmirësua bashkëpunimi midis organeve përgjegjëse në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Bashkëpunimi ndërkufitar është thelbësor për të zvogëluar rrezikun e përmbytjeve dhe për të bërë parashikime të sakta. Edhe pse kjo nuk parandalon reshjet ekstreme, reagimi i autoriteteve dhe popullsisë në zonën e Shkodrës mund të forcohet.”

ImageImageImage

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular