BallinaKronikeGazetarja zbulon emrin: Pas gjyqtares Hoxha, pritet shkarkimi i një prokurori

Gazetarja zbulon emrin: Pas gjyqtares Hoxha, pritet shkarkimi i një prokurori

E ftuar në një lidhje direkte në emisionin Open sot në Top Channel, gazetarjaAnila Hoxha rikujtoi edhe një herë detaje rreth skemës korruptive ku ishte përfshirë gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

“Bashku me 9 të dyshuar të tjerë, Hoxha akuzohet nga SPAK për korrupsion. Ata ranë në qarkun e drejtësisë për shkak të hetimeve të nisura në qershor të vitit 2020, pak ditë pasi ILD kishte nisur hetimet për gjyqtaren e parakohshëm për lirimin e parakohshëm për lirimin e Billës,  një ish i dënuar i përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar që fitoi lirinë në Shqipëri.

Në hetimet paraprake sipas burimeve të SPAK, nisën bisedat e para për lirimin një të burgosuri të quajtur Gazmir Nezaj, nën ndikimin e shtetasit Isuf Tanuzi, i cili njihte avokatin Aldo Tabaku. Negociohej për të liruar këtë shtetas me ndërmjetësimin e Tabakut që kishte njohje të afërt me gjyqtaren e Krujës,” tha gazetarja.

Ndërkohë ajo zbuloi se me 15 shkurt, Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të shkarkojë prokurorin Bujar Memia.

“Javën që vjen, vec arrestimit të gjyqtares, KLP pritet të mblidhet me urgjencë për një kërkesë tjetër të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që sakaq prej javësh kërkesën me prioritet për shkarkimin e Enkelejda Hoxhës, e kritikuar, e diskutuar që në janarin e 2020, atëherë kur deklaroi dhe liroi nga burgu një tjetër të dënuar të përjetshëm.

Për këtë gjyqtare, ILD ka kërkuar shkarkimin, ndërsa në 15 shkurt, KLP do të shqyrtojë dhe kërkesën për shkarkimin e prokurorit Bujar Memiaj, i cili është prokuror në Prokurorinë e Krujës në shkallën e parë dhe shihet si një person që nuk ka kryer detyrën e tij me seriozitet apo ashtu sikurse ILD e konsideron, nuk ka zbatuar drejtësinë e dukshme. Sipas ILD, nuk e ka zbatuar detyrën sa kohë ka heshtur për lirimin e personave të cilët i ka shpallur gjyqtarja Enkelejda Hoxha,” tha gazetarja e Top Channel.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular