BallinaAktualitetKush është prokurori nga Dibra që çoi në pranga gjyqtaren që lironte...

Kush është prokurori nga Dibra që çoi në pranga gjyqtaren që lironte kriminelët e rrezikshëm

Prokurori i cili ka çuar në pranga gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe zyrtarë të tjerë në Gjykatën e Krujës është Altin Dumani. I gjithë operacioni është drejtuar nga ai.

Po kush është Altin Dumani?

Në moshë 46-vjeçare, Altin Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit. Ai është lindur në Dibër, dhe njihet si “prokurori i pakompromis”.
Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror,  në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda.

Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje.

Dumani është një nga prokurorët e vetëm që la “pa fjalë” edhe të dërguarin (vëzhguesin) e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, ditën që doli përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. “Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat”, u shpreh Jacobs.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular