BallinaAktualitetMinistri slloven nuk u la të hynte në Kroaci bashkë me nënën,...

Ministri slloven nuk u la të hynte në Kroaci bashkë me nënën, kushti që nuk kishte plotësuar

Policia kroate në kufirin me Slloveninë të hënën ktheu Ministrin e Brendshëm të Sllovenisë, Ales Hojs dhe nënën e tij.

Ata u përpoqën të kalonin kufirin në një nga pikat kufitare në Istria, por ata nuk i plotësuan kushtet për hyrjen e të huajve në Kroaci, shkruan portali slloven 24ur.

Ales Hojs arriti në kufi me nënën e tij, por atyre iu desh të ktheheshin në shtëpi sepse, “Sllovenia nuk njoftoi ardhjen e asnjë ministri”.

Ata shtojnë se policia kroate nuk specifikoi nëse Hojs u përpoq të kalonte kufirin me një pasaportë diplomatike.

Hojs konfirmoi se ishte kthyer nga kufiri si një qytetar i zakonshëm, duke shtuar se nuk kishte treguar pasaportën diplomatike.

Ai shton se nuk ka shkelur rregulloret sllovene për kufizimin e lëvizjes midis rajoneve sepse ai kohët e fundit bleu një pronë në Koper.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular