BallinaAktualitetPërmbytjet, uji vërshon drejt lagjeve kryesore të Shkodrës

Përmbytjet, uji vërshon drejt lagjeve kryesore të Shkodrës

Gjatë 24 oreve te fundit ka rritje të nivelit të ujit nga prurjet, shkarkimet, reshjet në të gjithë territorin në Shkodër. Në territorin e Bashkisë Shkodëër, janë rritur së tepërmi nivelet e lumenjve.

Bashkia Shkodër bën të ditur se lumi Buna ka dalë nga shtrati. Rritja e nivelit të liqenit ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa lagje qytetit, duke rrethuar nga uji territorin që shtrihet në pjesën veriperendimore të qytetit si lagjet nr.1 dhe nr. 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe, Perash.

Sipas njoftimit zyrtar të Bashkisë ka rritje të prurjeve të lumit Drin. “Mbrëmë natës në qytetin e Shkodrës janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytet mbi dhjetë familje tek të afërmit e tyre dhe në strehime të tjera. Gjatë natë forcat zjarrëfikëse kanë punuar për largimin ujit nga shtëpitë të cilat kanë patur prezencë uji në oborre, duke parandaluar dëmtimin e disa banesave”, thuhet në njoftim.

Problematike paraqitet dhe situata në zonat e fshatrave të zonës së nën Shkodrës, ku ka edhe 6 shtëpi të përmbytyra në njësinë adminsitrative të Dajccit. Ndërsa 25 shtëpi janë rrethuar nga uji në Bërdicë

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç datë 11.02.2021

Hidrometri shënon 6.98 cm , me një rritje prej 11 cm në hidrometrin e Dajçit, 25 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë.
– 1800 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore).
-Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë.
-Shtëpi të përmbytura 6
– Prezencë uji në oborre 121 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 9, Rrushkull 12, Suka 9.
-Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija- Suka Dajç.
-Është e pakalueshme rruga kryesore e Darragjatit dhe vetëm me mjete të tonazhit të lartë mund të lëvizet.
-Kërkohet ndërhyrje emergjente nga Bordi Rajonal Lezhë për të bërë të mundur mbylljen fundore të argjinatures së Darragjatit pasi uji vërshon në zonën e banuar.
-Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.
– Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.
-SPZ e zonës në gatishmëri .
-Qendrat shendetësore në gatishmëri
– Energji elektrike kemi në gjithë zonën, por me shkëputje.
-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.
-Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore.

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Bërdicë, datë 11.02.2021
– Rritje nga 260 hektarë në rreth 1100 hektarë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush- Bërdicë e Madhe- Bërdicë e Mesme-Bërdicë e Sipërme.
-25 Shtëpi banimi janë të rrethuara nga uji (kryesisht në fshatin Trush).
-Prezencë uji ka në lagjen Maksuti, Qokthi dhe Malsorët e Mullinit ku si pasojë e fryrjes të dy kanaleve të para Vija e Orizit dhe kanali i Kolagjinit të cilët sa vijnë dhe rrisin nivelin e ujin në kanale

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular