BallinaOP EDPërse nuk publikohen kontratat me Pfizerin për vaksinat dhe shitjen e portit...

Përse nuk publikohen kontratat me Pfizerin për vaksinat dhe shitjen e portit të Durrësit, Emirateve Arabe?

Nga Gezim Zilja

Një nga problemet serioze sot në Shqipëri e në botë është ai i luftës kundër pandemisë. Duket që qeveria shqiptare është fare e papërgatitur dhe papërgjegjshme. Njerëzit nuk shpëtohen me policë. Ata po vdesin dhe do të vdesin ende, jo vetëm për faj të pandemisë. Deri tani në Shqipëri kanë ardhur rreth 3.000 vaksina, gjysma e tyre në mënyrë të fshehtë, që asnjë nuk e di nga dhe si kanë mbërritur. Vazhdojnë të bëhen nga 60 vaksina në ditë. Nëse vazhdohet me këtë ritëm në fund të një viti do të kemi 21.600 të vaksinuar. Me këtë ritëm i bije që në 50 vjet të vaksinohen 21.600×50= 1.080.000 njerëz. Nëse në Shqipëri do të vaksinoheshin 5.000 njerëz në ditë, atëherë për një muaj do të vaksinoheshin 150.000 shqiptarë dhe për një vit do të kryheshin 1.800.000 vaksinime një shifër e mirë por jo e mjaftueshme. Për vaksinimin brenda një viti ose një viti e gjysëm duhen bërë 8.000 deri 10.000 vaksina në ditë. Aktualisht ne kemi vetëm një qendër vaksinimi që vaksinon 60 njerëz në ditë dhe vaksinat janë duke mbaruar. Thuhet se deri në maj do të vijnë rreth 460.000 mijë vaksina nga Pfizeri. Por përsëri thuhet se firma Pfizer i shet këto vaksina dhe nuk merr përsipër transportin dhe ruajtjen e tyre. A ka Rilindja një plan për transportin dhe ruajtjen e kësaj sasie? A ka qendra të gatshme dhe infermierë, që të realizojë minimumi 5.000 vaksina në ditë? Jemi në prag të një katastrofe humane, ose me hir të zotit, drejt një imunizimi të turmës, që ka kosto të lartë sepse ndërkaq mund të zhduket fare brezi i tretë deri sa të arrihet imunizimi. Pyetja ime përtej retorikës e politikës është: Pse nuk bëhet publike kontrata me Pfizerin e kompani të tjera, që populli të dijë ç’po ndodh vërtetësisht me jetët e paratë e tij? Pse nuk ka një plan të shpallur vaksinimi të popullsisë? Pse mbahet sekret, e nuk publikohen kontratat? Ç’është ky kryeminstër me brekushe që rri me orë të tëra në aeroport si të jetë Mesia, e pret shpëtimin e shqiptarëve, kur flitet për 1900 doza:2= 950 të vaksinuar. Kjo është e turpshme.
Nga ana tjetër opozita duhet të ndalet me forcë te ky problem, të ketë një taktikë e strategji të qartë nëse vjen në pushtet ( nuk mjafton vetëm të kritikosh), të mos ndodhet nesër para të papriturave e të vazhdojë avazin tridhjetëvjeçar se: ”këtë na la pushteti që iku e s’kemi ç’bëjmë.” Duhet të kërkohet me forcë të publikohen kontratat për vaksinat se janë paratë e popullit dhe vdekja po korrë të varfërit; të pasurit edhe kur vdesin kanë pranë të afërmit, kurse të vdekurit e spitalit, ndodh që i përcjell ndonjë Tire për në atë botë, mbështjell me çarçaf të palarë, të uritur e me buzën plasur, për një pikë ujë.
Problemi tjetër është ai i dhënies me qira apo shitjes së portit të Durrësit, tashmë dhe qytetit të Përmetit, që arabët e paskan dhe atë për zemër. Si është e mundur që populli të lejojë (parlamenti është një tufë mëllenjash e sorrakësh) këtë bandë të specializuar hajdutësh, banditësh e antishqiptarësh, pa fe e atdhe, të shesë e blejë territore të Shqipërisë pa dijeninë e shqiptarëve? Kryeministri deklaroi me lehtësi një ditë më parë se do të ndërtohet ( dhe e shiti si sukses) porti i ri i Durrësit, sikur do të ndërtohet një stallë lopësh në periferi të fshatit. Po ne e kemi portin në zemër të Shqipërisë, (le të ndërtojnë në Porto Romano arabët) një port modern, në pozicion strategjik, i ngritur 3.000 vjet më parë, në kryqëzim të rrugëve detare të Mesdheut. Në dokumentin e Strategjisë së Sigurimit Kombëtar, që është detyrim i çdo qeverie, për portin e Durrësit thuhet midis të tjerash se: “…ai është gjithashtu një vendndodhje kyçe për rrjetet e trageteve dhe tranzitin e pasagjerëve, duke i dhënë Durrësit një pozicion strategjik në lidhje me Korridorin VIII, që do lehtësojë tranzitin e pasagjerëve dhe mallrave në Ballkan deri në Detin e Zi.”
E tmerrshmja është që asnjë nuk di se ç’është thënë e çfarë kontrate është lidhur me arabët nga kryeministri dhe miqtë faqezinjë, shqiptarë të Nusretit. Banda e rilindjes thotë që janë investime, që do të zhvillojnë Shqipërinë. Janë tjetër investimet e huaja dhe tjetë robëria ekonomike. Në shumë vende të Afrikës e Amerikës Latine, të bekuara nga zoti për pasuritë e tyre, prej qindra vitesh, veprojnë e investojnë me mijëra firma e korporata të huaja europiane, amerikane e arabe, por këto vende janë e do të mbeten të varfëra se kontratat me qeveritë vendase, janë abuzuese, skllavëruese, poshtëruese dhe pasurojnë vetëm klikat që sundojnë atje. Kjo po ndodh sot në Shqipëri. Ajo që të çudit më shumë është heshtja e opozitës lidhur me portin e Durrësit. Nuk dinë, nuk kuptojnë, janë bashkëpuntorë apo çfarë? Të paktën të kërkojnë zbardhjen e publikimin e bisedimeve me arabët, kontratën ( ruajna zot!) nëse është firmosur. Merren me biftekët dhe mysafirët milionerë shqiptarë të Nusretit por nuk kërkojnë ( dhe për këtë janë protestat) të zbardhen bisedimet e zhvilluara. Kjo është e pakuptueshme. Sërish po kujtoj përgjigjen e Ismail Qemalit, kur bashkëpunëtorët e vet shpallën haptas pakënaqësinë dhe trishtimin për kufijtë e njohur nga Fuqitë e Mëdha: “ Bijtë e mi! Në këto kushte të rrethuar nga fqinjë armiq, që kërkojnë ta zhdukin fare Shqipërinë kaq mundemi të bëjmë. Ata që do të vijnë më pas, në mos e zmadhofshim dot, le mbajnë fort atdheun që u lamë ne!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular