BallinaAktualitetSHISH jep alarmin/ Dyshime për arratisjen e Dritan Dajtit, dy shkresat vënë...

SHISH jep alarmin/ Dyshime për arratisjen e Dritan Dajtit, dy shkresat vënë në lëvizje policinë

Spitali i burgut ku po kurohet i rrezikshmi Dritan Dajti është blinduar nga forca të shumta policie, pasi dyshohet se i dënuari për masakrën e Durrësit, ka në plan të arratiset.

A2CNN shkruan se dy shkresa kanë mbërritur nga Shërbimi Informativ në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ku flitet për një dyshim rreth një plani për arratisjen e Dritan Dajtit.

Për këtë arsye, në ambientet e spitalit të burgut janë shtuar efektivët e policisë si dhe civilët që ruajnë ambientet e jashtme të tij.

Dritan Dajti u dërgua dy javë më parë në spital. ai rezultoi se ishte infektuar me Covid-19 dhe kishte simptoma të rënda shëndetësore. Dajti po kurohet në spitalin e burgut, pranë QSUT-së. /Marrë nga A2

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular