BallinaOP EDKreu i Dhomës Shqiptaro-Britanike Zenel Hoxha: Kosova po hedh hap të rëndësishëm...

Kreu i Dhomës Shqiptaro-Britanike Zenel Hoxha: Kosova po hedh hap të rëndësishëm pas zgjedhjeve të 14 shkurtit

Nga Zenel Hoxha

Kosova po hedh hap të rëndësishëm pas zgjedhjeve te 14 Shkurtit 2021.
Gezohem qe megjithëse shtet 21 vjeçar, po maturohet shumë më shpejtë se ai që u themelua gati 109 vjet më parë.
Nëse Kosova( Dardania jonë)shpëton nga kthetrat e korrupsionit, që unë e konsideroj si ri-pushtim të saj prej ditës kur u krijua shtet i pavarur, atëhere ajo do të jetë në gjendje të bëhet Izraeli i Europës.
Jam i lumtur që edhe unë kam patur fatin të jem kontribues modest per lirinë e Saj.

Kosovë e fortë= shqiptarë të fortë në gadishullin Ilirik, e kudo.
Koha për bashkëatdhetarët jashtë, ti kthehen atdheut si investitorë të mbrojtjes së lirisë të Dardanisë e shqiptarisë kudo në trojet e veta, të cilat janë në rrezik të vazhdueshëm nga armiqte tanë të pacivilizuar, anti-njerëzor, barbarë, cinik të pa precedent në botë. E ardhmja e tyrë do të jetë fundi i turpshëm gjatë viteve të ardhëshme.
Bashkohuni shqiptarë!
E mira e atdheut eshte e mira e çdo shqiptari, eshtë kënaqësi, eshtë dinjitet, eshtë e ardhmja e femijeve tanë, e brezave qe do të vijnë, ndaj të cilëve e kemi detyrim që t’ja u lejmë të lirë drejt prosperitetit të pandalshëm.
Votoni atdhetarin, intelektualin më të mirë!
Perpara Kosova jonë e dashur, zemra jonë!

Londër mē 12.2.21

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular