BallinaBotaNuk ka qetësi, Turqia zgjohet nga lëkundje të forta tërmeti

Nuk ka qetësi, Turqia zgjohet nga lëkundje të forta tërmeti

Një tërmet me fuqi prej 4.5 ballë ka goditur provincën Kastamonu të Detit të Zi në Turqi, njoftoi agjencia e katastrofave të këtij vendi.

Sipas Anadolu Agency, Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në faqen e tij të internetit theksoi se tërmeti ndodhi në orën 06:37 të mëngjesit sipas kohës lokale në një thellësi prej rreth 7 kilometrash.

Asnjë viktimë deri më tani nuk është raportuar.

Turqia është ndër zonat më aktive sizmike në botë. Tetorin e kaluar, një tërmet i fuqishëm prej 6.6 ballë goditi provincën e Izmirit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 116 personave ndërsa më shumë se 1.000 të tjerë u lënduan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular