BallinaAktualitetPërgjimet/“Doktori i donte euro”, sekretarja e gjykatës së Krujës flet me nënën...

Përgjimet/“Doktori i donte euro”, sekretarja e gjykatës së Krujës flet me nënën për mbledhjen e lekëve të operacionit

Zbardhen të tjera përgjime të SPAK për rastin e kardiokirurgut të QSUT-së, Edvin Prifti i arrestuar një ditë më parë me 250 mijë euro dhe 160 mln lekë të gjetura në shtëpi dhe zyrë.

Prifti u zbulua rastësisht nga përgjimet ambientale të OFL e cila po hetonte rastin e korrupsiont në gjykatën e Krujës, aty ku ranë në pranga 10 persona, mes tyre gjyqtarja Enkeleida Hoxha dhe sekretarja e kësaj gjykate Manuela Mallkuçi.

Pikërisht bisedat e kësaj të fundit me infermierë dhe persona të tjerë, zbuluan korrupsionin e mjekut Prifti.

Mallkuçi donte të përshpejtonte operacionin e nënës dhe për këtë duhet të paguante 7 mijë euro rryshfet për mjekun Edvin Prifti.

Në dosjen e SPAK është zbardhur edhe një bisedë mes Manuela Mallkuçit dhe nënës së saj Besnikes, ku e bija e siguron se ka mundur të gjejë paratë për operacionin e saj. Në bisedë Manuela shprehet se doktori, Edvin Prifti i donte paratë euro.

Përgjimet:

Besnikja: Alo!

Manuela: Alo…he maa ca bëre ti?

Besnikja: Hiç..si ia kalove??

Manuela: Mbarova punë unë për atë që shkova, i mora të gjitha

Besnikja: Ku shkove?

Manuela: Tek Genti, tek Berti….i mbarova, i gjeta.

Besnikja: Pse të dha edhe Berti?

Manuela: Po

Besnikja: S’pate hic me manovru në vend tjetër ti mam?

Manuela:Po jo, ku kam me shku më mirë se këto unë

Besnikja: Jo, jo mos të ngjoj kush, mirë te kto po ti sikur një e gjysëm i ke pas vetë, dhe një të miat, dy e gjysëm.

Manuela: Mirë pra mirë, i mora euro, ato janë lekët tona që do manovrojmë për anej po euro që i donte doktorri a kupto.

Besnikja: Pse euro i donte ky?

Manuela: Po i do euro doktori…

Besnikja: Jam t’u të pyet

Manuela: Mos pyet hic, hajd se jam te puna…/ Balkan Web

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular