BallinaKultureRrëfimi i pazakontë pianistes së njohur që jeton në Gjenevë flet për...

Rrëfimi i pazakontë pianistes së njohur që jeton në Gjenevë flet për rolin si aktore, martesën me…

“Ka akoma vajza më të reja sesa unë, që kanë marrë emrin e rolit”

E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, këtë pasdite ishte pianistja e njohur Ermira Zyrakja Lefort.

Ajo është bërë mjaft e njohur për publikun në filmin “Eja”, të regjisorit Pirro Milkani, në rolin e protagonistes Vjosana. Ishte viti 1987 dhe në kinema bëri bujë interpretimi i saj, ndonëse asokohe ishte nxënëse në liceun artistik “Onufri” dhe fituese e disa çmimeve kombëtare në piano.

Deri në momentin që u xhirua filmi dhe u mbarua, akoma nuk isha koshiente se çfarë shansi më ishte dhënë. Fillova të ndihesha koshiente kur dolën afishet, filloi filmi të shfaqet në kinema dhe mbaj mend që janë shtuar javë, nga kërkesa e tepërt e suksesit të këtij filmi, sigurisht jo vetëm falë meje, thamë të gjithë komponentëve. Pastaj më mishëruan me rolin e Vjosanës. Në rrugët e Tiranës dhe ata që nuk më njihinin si pianiste, më njihnin si Vjosana dhe më thërrisnin në emër. Ka akoma vajza më të reja sesa unë, që kanë marrë emrin e rolit, Vjosana dhe më kontaktojnë nëpërmjet rrjeteve sociale duke më thënë që: Prindërit e mi më kanë vënë këtë emër, sepse e kanë parë, riparë kaq herë filmin, se roli i pëlqen, por edhe ti si aktore”.

Ermira është e martuar me Fransua Lefort, shkencëtar i specializuar në bilogjinë molekulare, gjenetikë.

Fransua Lefort është President i Parlamentit të Republikës e Kantonit të Gjenevës.

Ata janë njohur në një koncert dhe janë prindër të dy vajzave, Jona 25 vjeç dhe Eni 20 vjeç.

Ajo jeton dhe punon në Gjenevë të Zvicrës, ku është shumë e njohur dhe e suksesshme për talentin në piano dhe është njëkohësisht edhe pedagoge. /tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular