BallinaKryesoreBasha poston videon dhe thumbon Ramën: Ke nevojë t’i rikthehesh shkollës, do...

Basha poston videon dhe thumbon Ramën: Ke nevojë t’i rikthehesh shkollës, do kesh kohë pas 25 prillit…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka postuar një video në rrjet me anë së cilës i jep disa leksione kryeministrit Rama.

Sipas Bashës, kryeministri po bëhet përditë e më karagjoz me sulmet ndaj qeverisjes së dikurshme të Partisë Demokratike. Sipas kreut të PD, Mjafton të krahasosh rritjen prej 200% të pagave të mësuesve nën qeverisjen e PD me rritjen vetëm 15% të Rilindjes.

Ai madje e thumbon, duke shtuar se duhet t’i rikthehet shkollës.

 

Teksti i zbardhur i VIDEOS

Rama po bëhet përditë e më karagjoz me sulmet ndaj qeverisjes së dikurshme të Partisë Demokratike.

Mjafton të krahasoni rritjen prej 200% të pagave të mësuesve nën qeverisjen tonë me rritjen vetëm 15% të Rilindjes.

Rama ke nevojë t’i rikthehesh shkollës.

Po do të kesh kohë pas 25 prillit, kur të jesh sërish i papunë.

Ti e ke lënë Shqipërinë në baltë dhe ne do ta kthejmë në rrugën e zhvillimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular