BallinaAktualitetEMRI+FOTO/Arti në zi! Shuhet aktori i njohur, mesazhi prekës i djalit: Të...

EMRI+FOTO/Arti në zi! Shuhet aktori i njohur, mesazhi prekës i djalit: Të dua ba, mirupafshim në një jetë më të mirë!

Është ndarë nga jeta aktori i njohur shqiptar, Andon Qesari, në moshën 78-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka dhënë djali i tij, përmes një mesazhi prekës, ku thonë se aktori Qesari ka mbyllur sytë përgjithmonë, pas një sëmundjeje të gjatë, që e rëndoi dhe sfiliti shumë vitin e fundi

Mesazhi:
Të dashur miq e të njohur,
Sot në mëngjes, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar dhe sfilitur shumë në vitin e fundit, i dashuri babai im ANDON QESARI u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Dashuria e Tij e pamat për ne, familjarët dhe njerëzit e tij të afërt, përpjekjet për të na dhënë një jetë me dinjitet dhe begati, pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimi më i çmuar që na la. Të dua Ba’ dhe mirupafshim në një jetë më të mirë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular