BallinaAktualitet"Ja çfarë më shpëtoi nga Covid-i"/Mjeku: Oksigjeni dhe antibiotikët në shtëpi janë...

“Ja çfarë më shpëtoi nga Covid-i”/Mjeku: Oksigjeni dhe antibiotikët në shtëpi janë të rrezikshme

Mjeku reanimator në QSUT, Artur Hatija, i ftuar në News24, foli për situatën e rënduar nga pandemia e koronavirusit. Mjeku i njohur u shpreh se në spital shkojnë raste të agravuara, që kanë probleme kryesisht respiratorë.

“Në spital paraqiten raste të agravuar dhe me probleme të shumta, sidomos respiratore. Kjo lidhet me ndjekjen në shtëpi. Ne e dimë se jo të gjithë pacientët e infektuar me Covid shkojnë në spital. Madje rekomandohet më shumë qetësia, qëndrimi në shtëpi”, tha mjeku.

Lidhur me oksigjenin në shtëpi, Hatija tha se “është një risk i madh, mund të rrëshqasësh në keqtrajtim. Absolutisht që është e rrezikshme. Saturim në shtëpi mund të lejosh në rreth 90%, por duke marrë parasysh edhe parametrat e tjera. Sa herë merr frymë në minutë, si merr, sa vështirësi ka. Nëse pacienti strapacohet, ai është në stres fizik, psikologjik.

Oksigjeno-terapia është baza për 90% të pacientëve të hospitalizuar. Pjesa tjetër është mjekimi me likide, antibiotikë, etj., që vlerësohen në bazë të situatës.

Në banesa po përdoren antibiotikë. Absolutisht që ka risqe nga kjo terapi. Është jashtë logjike, por kjo pandemi është vetë e jashtëzakonshme. Në të gjithë botën terapitë merren në shtëpi, po rekomandohet trajtimi në shtëpi, por këtu ka humbur diçka me sensin e masës.

Kam marrë të dyja dozat. Unë jam prej 8 muajsh në spitalin Covid-1 dhe nuk rezultoja se e kisha kaluar Covid-in. Në gjykimin tim më ka mbrojtur kryesisht maska. Mua më ka shpëtuar vetëm maska, por sigurisht edhe higjiena e duarve,” tha Hatija.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular