BallinaBotaKina dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen doganore AEO për thjeshtimin e procedurave

Kina dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen doganore AEO për thjeshtimin e procedurave

Kohët e fundit, Kina dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje mbi statusin e ndërsjellë të Operatorit të Autorizuar Ekonomik (AEO), sipas Administratës së Përgjithshme Doganore të enjten.

Sipas marrëveshjes, kompanitë që marrin statusin AEO në të dy vendet do të kenë procedura të thjeshta doganore kur eksportojnë produkte në vendin tjetër.

Sistemi AEO, i nisur nga Organizata Botërore e Doganave, synon të lehtësojë zhdoganimet për ndërmarrjet që vlerësohen me një nivel të lartë të pajtueshmërisë me ligjin, kredibiliteti dhe sigurie.

Sipas marrëveshjes, kjo do të thotë që kompanitë në Kinë dhe Serbi me statusin AEO do të kenë një shkallë më të ulët të rishikimit të dokumenteve si të inspektimit të mallrave të importuara.

Po ashtu, do të caktohen zyrtarë të ndërlidhjes doganore për të komunikuar dhe zgjidhur problemet e hasura gjatë zhdoganimit.

Midis 17 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), 12 shtete anëtare të BE-së kanë kryer bashkëpunimin AEO nën kornizën e Vendimit të Njohjes së Ndërsjellë AEO Kinë-BE të miratuar në vitin 2014.

Marrëveshja e njohjes reciproke AEO Kinë-Serbi është dokumenti i parë i bashkëpunimit AEO midis Kinës dhe pesë vendeve të tjera jo anëtare të BE-së.

Serbia është një partnere kryesore tregtare për Kinën dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore. Vitet e fundit janë regjistruar shkëmbime të ngushta ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve dhe zhvillim i shpejtë i ekonomisë dhe tregtisë dypalëshe.

Kina ka nënshkruar marrëveshje reciproke AEO me 43 vende dhe rajone duke përfshirë Singaporin, Korenë e Jugut dhe Bashkimin Evropian, që zënë afro 40 për qind të eksporteve të përgjithshme të Kinës.

Mësohet se autoritetet doganore të Kinës po nxisin konsultimet e njohjes reciproke të AEO-së me vendet kryesore përgjatë nismës “Një brez, një rrugë” të tilla si Malajzia, Rusia, Turqia, Gjeorgjia dhe Tajlanda, si dhe vendet e tjera tregtare përfshirë Meksikën, Norvegjinë dhe Islandën. (Albana/Fani)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular